9 August 2026, 23:03
Nga D.S

TIRANË- Një video e dërguar në redaksinë e Piranjat News, tregon momentin ku shfaqet organizatori grek i eventeve dhe menaxheri i marrëdhënieve me publikun, George Davlas, i cili ndodhet në Korfuz, në bordin e një jahti luksoz në pronësi të ambasadorit amerikan në Itali, Tilman J. Fertitta, në kuadër të një pritjeje me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, më 4 korrik.
Në këtë pritje mësohet se kanë marrë pjesë ambasadorja Amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle dhe ambasadori amerikan i Italisë dhe miq e të ftuar të tyre.

Në video, Davlas shprehet: “Jemi këtu në Korfuz, në jahtin e mrekullueshëm të ambasadorit amerikan të Italisë, së bashku me ambasadoren amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle.”
Ai tregon më tej se në këtë pritje janë ftuar edhe disa miq nga Korfuzi, duke e cilësuar jahtin si “më të bukurin” që ka parë.
“Falënderoj Kimberly-n për nderin që më dha, duke më mundësuar të ftoj disa miq këtu nga Korfuzi”, shprehet Davlas në video.
Mes të pranishmëve në jahtin luksoz shfaqet edhe vëllai i kryeministrit shqiptar, Olsi Rama. Nuk dihet se në çfarë statusi ka qenë i pranishëm dhe përmes kujt është bërë pjesë e kësaj pritjeje tejet luksoze. Deri më tani nuk ka ndonjë detaj konkret mbi natyrën e marrëdhënies së tij me të pranishmit./Piranjat.al
george davlas
Aktualitet
9 August 2026, 22:35
D.S
protesta 761
TIRANË- Protesta e 71-të qytetare në Tiranë ka marrë një kthesë të papritur mbrëmjen e sotme...
Aktualitet
9 August 2026, 22:17
D.S
Protesta 71
TIRANË- Qytetarët e mbledhur në marshim janë ndalur në shenjë proteste pranë Drejtorisë Vendore të...
Aktualitet
9 August 2026, 22:00
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike bilancin e situatës së zjarreve në vend deri në...
Aktualitet
9 August 2026, 21:34
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në...
Aktualitet
9 August 2026, 21:17
D.S
protesta 71
TIRANË-Një qytetar nga diaspora shqiptare në Belgjikë ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëzimin ...
Aktualitet
9 August 2026, 21:11
D.S
PAMJE NGA SHPETIMI
KSAMIL- Pesë turistë suedezë që rrezikuan të mbyteshin në det në Ksamil janë shpëtuar ...
Aktualitet
9 August 2026, 21:07
D.S
Foto ilustruese
KRUJË- Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Mazh...
Aktualitet
9 August 2026, 20:57
D.S
pamje nga vendngjarja
VLORË- Pasditen e sotme, fluksi i lartë i pushuesve që kanë kaluar fundjavën në plazhet e rivier&e...
Aktualitet
9 August 2026, 20:44
D.S
Protesta
TIRANË- Aktivisti Arben Kola ngriti shqetësimin për situatën alarmante të zjarreve dhe gjendjen e mjerueshme të...
Aktualitet
9 August 2026, 20:33
D.S
protesta e 71
TIRANË- Një emigrante e cila është kthyer pranë vendlindjes pas 31 vitesh ka drejtuar akuza të ashpra ndaj zyr...