9 July 2026, 11:23
Nga G.M

TIRANË- Shërbimet e Forcës së Posacme "Shqiponja" në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, finalizuan operacionin e koduar “Shenja”. Në prangat e policisë kanë rënë tre persona të cilëve gjatë kontrollit iu sekuestruan armë zjarri me municion. Sipas deklaratës së policisë njëri prej të arrestuarve ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi".
Njoftimi i policisë:
"DVP Tiranë/Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione të tjera kundër armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 3 armë dhe qindra fishekë. Vihen në pranga 3 shtetas që lëviznin të armatosur, mbanin armë në banesë, me qëllim shitjen, ose kishin thyer masën e sigurisë. Në vijim të punës operative dhe asaj operacionale, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që posedojnë dhe/ose shesin armë zjarri, dhe për pasojë, përbëjnë rrezik për qytetarët dhe sigurinë publike, gjatë këtyre 24 orëve, u finalizuan 2 operacione në këtë fushë.
Konkretisht:
-shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, finalizuan operacionin e koduar “Shenja”, si rezultat i të cilit u kapën duke lëvizur me automjet, në Rrugën e Dibrës, dhe u vunë në pranga shtetasit Sh. S., 31 vjeç dhe Sh. Sh., 43 vjeç, sepse gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, ndërsa gjatë verifikimeve rezultoi se 43-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
-specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Kodra”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi F. H., 69 vjeç, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij, në fshatin Kodër Kashar, u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë) me municion dhe 1 armë gjahu me 112 fishekë, që dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
tirane arme zjarri
Aktualitet
9 July 2026, 10:57
G.M
Foto ilustruese
GRAMSH- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Çerkez, në bashkinë e...
Aktualitet
9 July 2026, 10:48
G.M
Pamje
TIRANË- Protestat kundër qeverisë vijojnë prej 40 ditësh tashmë, ndërsa qytetarët vazhdojnë të k&eu...
Aktualitet
9 July 2026, 10:21
E. D
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të entje në Gjykatën e Posaçme për ...
Aktualitet
9 July 2026, 09:55
E. D
LUNDËR- Vatra e zjarrit në Njësinë Administrative Ulëz, në fshatin Lundër vijon të jetë ende aktive. Zj...
Aktualitet
9 July 2026, 07:28
E. D
Kanye West
TIRANË- Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka reaguar pas vendimit të qeverisë për financimin e koncertit të reperit a...
Aktualitet
9 July 2026, 07:28
foto ilustruese
TIRANË- Norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Qershor 2026 ishte 3,2 p...
Aktualitet
9 July 2026, 07:25
E. D
foto ilustruese
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në trajnim po tkurrin forcën e punës së Shqipë...
Aktualitet
9 July 2026, 07:20
E. D
TIRANË- Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, pikërisht në periudhën kur prodhimi vend...
Aktualitet
9 July 2026, 07:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti p...
Aktualitet
8 July 2026, 22:48
D.S
TIRANË- Polemikat rreth koncertit të reperit amerikan Kanye West në Tiranë vijojnë të shtohen, mes akuzave të opozit&e...