LIVE UPDATES
Politike

Debati për Ibrin, Majlinda Dhuka: Lumi duhet të mbartë ujin, jo pakënaqësi gjeopolitike 

Me anë të një postimi në "X", Dhuka e ka cilësuar metaforën e Starović për “kështjellën prej rëre” si të bazuar në një interpretim selektiv të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

11 August 2026, 16:25 Nga E. D
Debati për Ibrin, Majlinda Dhuka: Lumi duhet të mbartë ujin, jo
Majlinda Dhuka

TIRANË- Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, i është përgjigjur Ministrit serb për Integrimin Evropian, Nemanja Starović, pas deklaratave të tij lidhur me lumin Ibër dhe çështjen e Kosovës. Me anë të një postimi në "X", Dhuka e ka cilësuar metaforën e Starović për “kështjellën prej rëre” si të bazuar në një interpretim selektiv të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Dhuka i është referuar edhe opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për deklaratën e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se gjykata kishte arritur në përfundimin se deklarata nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ajo thekson në fund se nëse vendet e rajonit duan të ndërtojnë së bashku të ardhmen evropiane, themeli duhet të jetë realiteti.

Reagimi i plotë:
Më ndjeni për ndërhyrjen, por, duke qenë se jam pashmangshmërisht juriste, nuk mund të rri “duarkryq” teksa shoh nevojën e qartë për një rifreskim të kujtesës, ndërkohë që kolegu im, Ministri i Serbisë për Integrimin Evropian tani sjell metaforën e kështjellës prej rëre në një diskutim që nisi mbi një lumë. Metaforë e këndshme, me një të metë të vogël strukturore: ajo mbështetet mbi një lexim aq selektiv të Rezolutës 1244, saqë bëhet dhe vetë porsi një kështjellë prej rëre.

Pra, për ta kujtuar:
Rezoluta 1244 nuk rivendosi sovranitetin serb mbi Kosovën. Ajo vendosi administrimin ndërkombëtar, largoi Forcat e Sigurisë Serbe, krijoi një proces të veçantë politik për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe, ç’është më thelbësore, nuk e paracaktoi rezultatin e atij procesi.

Kjo është arsyeja pse, kur vetë Serbia e pyeti Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse deklarata e pavarësisë së Kosovës shkelte të drejtën ndërkombëtare, Gjykata u përgjigj se nuk e shkelte. Dikujt mund të mos i pëlqejë kjo përgjigje. Mund të kalojnë edhe një apo dy breza duke debatuar mbi të. Por, e drejta ndërkombëtare nuk bëhet më e leverdishme duke u cituar me zgjedhje, dhe historia nuk kthehet pas thjesht sepse Beogradi vazhdon të presë që ajo ta bëjë këtë.

Sa i përket integritetit territorial, të gjithë mund të biem lehtësisht dhe plotësisht dakord se kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Pikërisht për këtë arsye, përmendja e Ukrainës ndërsa diskutohet Kosova, nuk është thjesht një zgjedhje e papërshtatshme. Është madje një argument kundër vetvetes. Kosova nuk u aneksua. Shqipëria nuk ka absolutisht asnjë pretendim territorial ndaj Serbisë, dhe as ndonjë agjendë për ndonjë gjë “Më të Madhe”, përveç një Evrope të Madhe, me Shqipërinë, Kosovën dhe, po, edhe Serbinë, së bashku brenda saj. Le t’i lëmë fantazmat e “Shqipërisë së Madhe” dhe “Serbisë së Madhe” e të shijojmë daljen e tyre të merituar në pension.
Kosova shpalli pavarësinë pas lufte, spastrimit etnik, ndërhyrjes së NATO-s, viteve të administrimit nga OKB-ja dhe një procesi të ndërmjetësuar ndërkombëtarisht për statusin e saj.
Që prej asaj kohe, ajo është njohur nga më shumë se njëqind shtete anëtare të OKB-së, përfshirë shumicën dërrmuese të anëtarëve të BE-së dhe NATO-s.

Dhe po, sigurisht që edhe Marrëveshja e Brukselit ka rëndësi. Ne nuk e vëmë atë në pikëpyetje. Ne vazhdojmë të besojmë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të trajtohet, ashtu siç duhet të trajtohen edhe detyrimet e vetë Serbisë, në kuadër të dialogut. Duke punuar ngushtë me BE-në, si kolegu im i dashur serb, ashtu edhe unë, kemi parë në jetën reale se marrëveshjet janë pak a shumë si fqinjësia e mirë: funksionojnë dukshëm më mirë kur reciprociteti nuk trajtohet si një shtesë fakultative.

Por, ka diçka pothuajse komike në faktin se sa larg kemi udhëtuar nga pika ku ky shkëmbim nisi në të vërtetë: uji. U bë një kërcënim lidhur me rrjedhën e Ibrit. Shqipëria kundërshtoi vetë idenë se uji mund të shndërrohej në një instrument presioni politik. Nga ai parim mjaft elementar, disi kemi udhëtuar përmes Rezolutës 1244, integritetit territorial, Ukrainës, Kinës, Qipros dhe, më në fund, kemi mbërritur te kështjellat prej rëre.

Një udhëtim i gjatë për një lumë. Prandaj, ndoshta mund t’ia lëmë kështjellat prej rëre plazhit, dhe seminaret e historisë një dite tjetër. Ibri duhet të mbartë ujin, jo pakënaqësi gjeopolitike. Dhe nëse vërtet duam ta ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë evropiane, ekziston një themel ndërtimi dukshëm më i fortë se rëra./Dosja.al

majlinda dhuka

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin