23 September 2026, 07:46
Nga E. D
Jason Steinbaum
KOSOVË- Ish-zyrtari amerikan Jason Steinbaum ka deklaruar se Kosova nuk duhej të themelonte Gjykatën Speciale. Duke komentuar dënimin me 81 vjet burgim në total për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Steinbaum tha për Euronews Albania se Gjykata Speciale nuk i ka shqyrtuar siç duhet provat në këtë proces.
Sipas tij, që prej themelimit të saj, gjykata është perceptuar si një institucion që kishte në fokus ish-liderët e UÇK-së, ndërsa nuk ka ndjekur në të njëjtën mënyrë përgjegjësit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ai shtoi se gjykata mund të kishte ndjekur penalisht edhe persona serbë të dyshuar për krime gjatë luftës në Kosovë.
Sa i përket vendimit të dhënë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Steinbaum tha se shpreson që çështja të rishikohet në Apel dhe se mbrojtja duhet të ngrejë pretendimin se provat nuk janë shqyrtuar siç duhet.
“Mund ta kishim bërë. Kjo gjykatë nuk duhej ngritur. Mund të ishte bërë, mund të ishte trajtuar nga sistemi gjyqësor i Kosovës dhe ne duhet t’i tregonim Kosovës se kishim besim tek sistemi i saj i drejtësisë, se kishim besim te institucionet e saj në mënyrë që ta bënte ajo procesin. Kur gjykata u ngrit, u kuptua se ajo do të shkonte vetëm në drejtim të liderëve të UÇK-së dhe gjykata mund të kishte përndjekur edhe serbët që kryen pjesën dërmuese të krimeve gjatë luftës në Kosovë.
Pra, duke mos e bërë këtë, njerëzit arrijnë në përfundimin se gjykata kishte një qëllim për të dënuar ish-krerët e UÇK-së dhe jo ata që kryejnë krimet gjatë luftës. Shpresoj që në apel kjo do të jetë një çështje që mbrojtja duhet ta ngrejë. Gjykata nuk i ka shqyrtuar si duhet provat dhe shpresoj që gjyqtarët në apel të thonë se po, ky ishte një gabim dhe që të ketë gjasa që dënimi të kthehet”, është shprehur Steinbaum.
Deklaratat e Steinbaum vijnë pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa çështja tashmë pritet të vijojë në procedurat e apelit./Dosja.al
jason steinbaum gjykata speciale
Aktualitet
23 September 2026, 07:40
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtësi në të gjithë botën, por r...
Aktualitet
23 September 2026, 07:35
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson rënie të mëtejshme këtë javë. Sipas k...
Aktualitet
23 September 2026, 07:32
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj ...
Aktualitet
23 September 2026, 07:30
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më shumë qytetarët të marrin ...
Aktualitet
23 September 2026, 07:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Rritja e ofertës së parasë shënoi një rekord të ri historik në muajin korrik, e ndikuar ng...
Aktualitet
23 September 2026, 07:21
E. D
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë...
Aktualitet
22 September 2026, 23:53
I.A
Pamjet e publikuara në Opinion
MORINË- Shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni u vendos në masën e arrestit shtëpiak mbr&eu...
Aktualitet
22 September 2026, 23:46
I.A
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Ilir Proda ka reaguar i acaruar ndaj uniformave blu që i shkuan për kontroll ditën e sotme n...
Aktualitet
22 September 2026, 20:58
TIRANË- Një ditë pasi foli në protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktorja Egla Ceno thotë se ka marr...
Aktualitet
22 September 2026, 22:46
E. D
pamjet
LALZ- Një vatër masive zjarri ka përfshirë pak më herët zonën e Gjirit të Lalzit. Siç shihet dhe...