10 September 2026, 10:30
Nga Elton Qyno

VELIPOJË- Një konflikt i lindur mes një kamarieri dhe dy vëllezërve, Elidon dhe Florjan Gjeloshi, thuajse është kthyer në tragjedi në fshatin Gomsiqe e Re në Velipojë.
Kamarieri ka njoftuar njerëzit e afërt të tij dhe më pas në ambjentet e lokalit “Arval”, kanë mbërritur 3 persona me një “BMW X5” me targa angleze. Dy nga 3 personat kanë qenë të armatosur, ku njëri dallohet të jetë me automatik dhe tjetri me një pistoletë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në pasditen e 6 shtatorit 2026, ku fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo qoftë dhe të lënduar. Në pamjet filmike të siguruara nga nga gazetari Elton Qyno, dallohen qartë 3 personat, ku dy prej tyre hyjnë të armatosur në ambientet e lokalit.
Klientët që qëndrojnë aty fillojnë të panikosen dhe më pas largohen me shpejtësi, për t'i shpëtuar një përplasjeje me armë. Njëri nga personat që shfaqet në kamerat e sigurisë të lokalit është identifikuar si shtetasi Klevin Nikolli.
Tashmë ky i fundit, së bashku me dy personat e tjerë që shfaqen në këtë video të transmetuar nga “Syri Tv”, janë identifikuar nga policia dhe shpallur në kërkim policor.
Ndërsa materiali hetimor kundër tyre ka mbërritur në prokurorinë e Shkodrës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me armë”.
Në rrëfimin që ka bërë në policinë e Velipojës, pronari i lokalit Valter Përndrecaj, ka sqaruar se në momentin e ngjarjes ka qënë duke qëndruar në ambientet e lokalit të tij që quhet “Arval” në qendër të fshatit Gomsiqe e Re, Velipojë.
Teksa ishte duke qëndrua ai tregon se: “…kam parë një moment se nga një automjet tip BMW X5 me targa angleze, kanë zbritur 3 persona, ku njëri nga ata, e njoh si shtetasin Klevin Nikolli, i cili kishte në dorë një si armë zjarri kallash AK-47, i cili ka zbritur dhe ka ardhur drejt meje. Personi tjetër ka qenë një person që unë e njoh vetëm me emrin Gentjan, nuk e di mbiemrin, dhe ky kur ka zbritur nga mjeti dhe ka hyrë në lokal ka nxjerrë nga brezi një si armë zjarri pistoletë, nuk e di çfarë tipi…”- ka treguar pronari i lokalit Valter Përndrecaj.
Më tej dëshmitari kryesor, tregon se: “…në këtë moment unë kam shkuar përballë shtetasit Klevin Nikolli ku kam kapur armën e këtij personi AK-47, dhe tek po shtyhesha me të për ta nxjerrë nga lokali, i kam hequr karikatorin, dhe kam bërë një karikim të armës, por nuk e kam vënë re nëse kishte plumb në gojë…”.
Sipas rrëfimit të pronarit të lokalit ai i ka marrë armën “AK-47” nga dora dhe nuk e di kujt ja ka dhënë, pasi siç thotë ai ishte i frikësuar.
“…por në atë moment Klevin Nikolli, ka nxjerrë nga brezi një armë tjetër tip pistoletë, të cilën e ka drejtuar nga personat me të cilët kishte bërë fjalë që unë i njoh me emrat Elidon Gjeloshi dhe Florjan Gjeloshi, dhe janë klienta në lokalin tim…”- ka treguar dëshmitari.
Më tej siç duket dhe në pamjet filmike këta persona janë shpërndarë nga lokali dhe pas disa momenteve ka shkuar policia e Velipojës, duke nisur kryerjen e veprimeve hetimore.
Sipas hetimeve të kryera ngjarja në fjalë lidhet me një konflikt që kishte ndodhur 1 orë para shfaqjes së personave me armë, ku vëllezërit Elidon dhe Florjan Gjeloshi, janë konfliktuar me kamarierin e lokalit “Arval” në Velipojë./Syri.net
elton qyno
Aktualitet
10 September 2026, 10:23
I.A
Pamjet
VELIPOJË- Një konflikt mes një kamarieri dhe dy vëllezërve në Velipojë ka përshkallëzuar, duke sjell&eu...
Aktualitet
10 September 2026, 10:17
I.A
Bojkoti
TIRANË- Ngërçi për pagat e magjistratëve ka sjellë tensione në sistemin gjyqësor, ndërsa sot gjyqtar...
Aktualitet
10 September 2026, 09:47
I.A
Protesta
FIER- Banorët e fshatrave të zonës naftëmbajtëse të Marinzës kanë protestuar mëngjesin e sotëm p...
Aktualitet
10 September 2026, 09:19
I.A
Vendgjarja
ITALI- Karabinierët në Padova po thellojnë hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar, Ferdinant Hoti, trupi i të...
Aktualitet
10 September 2026, 09:07
I.A
Foto Ilustruese
BURREL- Një aksion është ndërmarrë mëngjesin e sotshëm në dy burgje në vend. Nga burime t...
Aktualitet
10 September 2026, 08:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku në fokus...
Aktualitet
10 September 2026, 07:47
I.A
GREQI- Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar në aeroportin e Athinës, pasi droga ishte fshehur në një ngarkesë ...
Aktualitet
10 September 2026, 07:41
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria po përballet me mungesë gjithnjë e më të theksuar të fuqisë punëtore p&...
Aktualitet
10 September 2026, 07:29
I.A
Moti
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të j...
Aktualitet
9 September 2026, 23:04
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e 102-të është mbyllur për ditën e sotme, ndërsa protestuesit kanë thirrur nj&...