21 September 2026, 13:57
Nga E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për nesër shpalljen e vendimit lidhur me ankimin e Ergys Agasit. Momentalisht Agasi ndodhet nën masës e sigurisë “arrest në burg”.
Gjatë seancës gjyqësore gjyqtari Florjan Kalaja ka dëgjuar palët, avokatin mbrojtës, Ergys Agasin, si dhe prokurorët e SPAK. Në përfundim të kësaj, trupa gjykuese ka njoftuar se vendimi për ankimin do të shpallet të martën, në orën 13:00. Ergys Agasi kishte ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.
Si u arrestua Agasi?
I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, u arrestua nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, i arrestuar pak javë më parë në Francë, krijoi një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve publikë përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes.
Në kuadër të kësaj dosje, ish-drejtoreshës së AKSHI-t i është lehtësuar masa e sigurisë në "detyrim paraqitje". Pas arrestimit të Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpataraku në Plepa të Durrësit, policia ushtroi kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në banesën e Shpatarakut te “Liqeni i Thatë” për të sekuestruar prova elektronike e dokumente lidhur me dosjen e AKSHI-t./Dosja.al
ergys agasi gjkko apeli
Aktualitet
21 September 2026, 13:22
E.d
Foto ilustruse
KAMËZ- Atenati i ndodhur në Sarandë ka vënë në lëvizje forcat RENEA, të cilat kanë zbarkua...
Aktualitet
21 September 2026, 13:10
E.d
Hysni Patushi
TIRANA- 68-vjeçari Hysni Patushi i cili vrau gruan e tij me thikë dy ditë më parë është lën&eu...
Aktualitet
21 September 2026, 13:05
E.d
Artan Myrtaj
SARANDA- Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka urdhëruar shkrirjen e zinxhirit drejtues në policinë e Sarandës. Ky...
Aktualitet
21 September 2026, 12:51
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35-vjeçarit shqiptar të gjetur pa jetë më 8 shtator në...
Aktualitet
21 September 2026, 12:40
E.d
Lavdije Isteri
ITALI- Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Lavdije Isteri, 42 vjeçe, me origjin...
Aktualitet
21 September 2026, 12:18
E.d
KOSOVA- Studentët e universiteteve të Kosovës kanë nisur marshimin nga Qendra e Studentëve në Prishtinë. Kjo protest&...
Aktualitet
21 September 2026, 12:04
E.d
GJKKO
TIRANA- Rregullorja e re e vendosur nga GJKKO e cila mbart një sërë rregullash censuruese, ka nisur me ndëshkimin e avokat&...
Aktualitet
21 September 2026, 11:53
E.d
Foto ilustruse
SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 2.000 kilogramë kokainë në një velierë në det t&...
Aktualitet
21 September 2026, 11:20
I.A
Vendi i vrasjes
ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gjovalin Lazri është vrarë gjatë natës në Baldis...
Aktualitet
21 September 2026, 10:56
E.d
Pamje
FUSHË- KRUJË - Zjarri i cili përfshiu vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë ditën e djeshme, vijon ende t&...