30 July 2026, 15:55
Nga G.M
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Ermal Kurtulajn, duke e liruar nga qelia dhe duke e lënë në arrest shtëpie.
Vendimi u mor pasi dosja u kthye në SPAK për të vazhduar plotësimin e hetimeve. GJKKO i ka dhënë prokurores Elida Kaçkini 30 ditë afat për të kryer hetime shtesë dhe i ka caktuar disa detyra që duhet të përmbushen.
Ermal Kurtulaj akuzohet për korrupsion, shkelje të procedurave të tenderëve, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Ndërkohë, edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pritet ti drejtohet GJKKO-së me një kërkesë për zbutjen e masës së sigurisë.
Çfarë ka ndodhur?
Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar pasi akuzohen për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi. Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant "Gzones" afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti.
Gjithashtu në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i i ish-minitrit Ermal Kurtulaj i cili ishte koordinator i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor. Përveç Beqajt dhe Kurtulajt gjykata ka vendosur arrest me burg edhe për Alfred Nikolla i cili kishte postin e drejtorit Administrativ të një kompanie me emrin "Landways International" e cila është përdorur për këtë skemë përfitimi./Dosja.al
gjkko ilir beqaj ermal kurtulaj
Politike
30 July 2026, 15:22
E. D
PS
TIRANË- Partia Socialiste ka reaguar lidhur me raportimet sa i takon procesit të Reformës Administrativo – Territoriale pë...
Politike
30 July 2026, 14:51
E.d
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar pas lajmit të dhënë nga...
Politike
30 July 2026, 14:15
E.d
Kuvendi
TIRANË- Deputetët e grupit parlamentar të PS, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për ...
Politike
30 July 2026, 13:59
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Demokratët Evropianë kanë reaguar në një postim në rrjetet sociale ku kanë theksuar se nd&e...
Politike
30 July 2026, 13:48
Nat Rothschild
ANGLI- Lordi Nat Rothschild, personi që prezantoi Edi Ramën me Jared Kushner në jahtin e tij, ka shprehur mospajtimin me m&eu...
Politike
30 July 2026, 13:33
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur, ministrit të Mbrojtjes,&nb...
Politike
30 July 2026, 13:22
E.d
Edi Rama
Një protestë që vetëm dy muaj më parë Edi Rama e quante produkt të “manipulimit” dhe “dezinfo...
Politike
30 July 2026, 13:12
I.A
Ermal Beqiraj
TIRANË- Kreu i SPAK Klodian Braho ka deklaruar se SPAK ka kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie të biznesmenit Ermal ...
Politike
30 July 2026, 13:11
E.d
Klodian Braho
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka folur për marrjen e dokumentit sekret nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.&nb...
Politike
30 July 2026, 13:06
I.A
Klodian Braho
TIRANË- Kreu i SPAK Klodian Braho ka deklaruar se për librin 'Albanian Files' janë dy kallëzime në Prokurorinë ...