30 July 2026, 14:51
Nga E.d
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar pas lajmit të dhënë nga ministri i jashtëm i Serbisë për të hapur një konsullatë serbe në Shkodër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha ka deklaruar se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e Preshevës. Ai shton se edhe Serbia ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër.
Ministri theksoi se kur palët të bien dakord për çdo aspekt dhe detaj të këtij procesi, në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse. Sipas tij, synim i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar.
Ai e konsideroi të çuditshme, që shumë prej reagimeve zgjedhin të anashkalojnë interesin e Shqipërisë dhe përfitimin konkret që sjell krijimi i një pranie të përhershme konsullore. Në fund, Hoxha thotë se politika e jashtme nuk ndërtohet mbi emocione apo perceptime, por mbi interesin kombëtar, respektimin e normave dhe praktikave të së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi frymën dhe vlerat evropiane.
Reagimi
Deklarimi i Ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate në Shqipëri ka ngjallur debat. Shqipëria ka kërkuar hapjen e një #Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e #Preshevës. Serbia, nga ana e saj, ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Nëse dhe kur palët të bien dakord për çdo aspekt dhe detaj të këtij procesi, në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse.
Në praktikën e konsoliduar diplomatike, reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe një instrument i politikës së jashtme për të avancuar interesat kombëtare. Ai nuk nënkupton domosdoshmërisht barazi në përmbajtje, në objektiva apo në interesat e secilës palë. Reciprociteti është qasja mbi të cilën ndërtohet mirëkuptimi ndërmjet shteteve, jo një masë mekanike me të cilën maten veprimet apo rezultatet.
Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, një zhvillim i vonuar, në një hapësirë ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar. Kjo do të krijojë mundësi më të mira për të qenë më pranë qytetarëve shqiptarë atje, për t’i mbështetur ata në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe për të kontribuar në mbrojtjen e interesave të tyre legjitime.
Është e çuditshme, madje e vështirë për t’u kuptuar, që shumë prej reagimeve zgjedhin të anashkalojnë pikërisht atë që është thelbësore: interesin e #Shqipërisë dhe përfitimin konkret që sjell krijimi i një pranie të përhershme konsullore shqiptare në Luginën e Preshevës. Në vend që vëmendja të përqendrohet te mbështetja që kjo përfaqësi do t’u ofrojë shqiptarëve që jetojnë atje, te forcimi i lidhjeve të tyre me Shqipërinë dhe te mbështetja më e mirë e të drejtave dhe interesave të tyre legjitime, debati zhvendoset tek hamendësimet mbi interesat e supozuara të palës tjetër.
Politika jonë e jashtme nuk ndërtohet mbi emocione apo perceptime, por mbi interesin kombëtar, respektimin e normave dhe praktikave të së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi frymën dhe vlerat evropiane. Ky është standardi ynë sot, por edhe standardi që Shqipëria synon të mbajë si vendi i ardhshëm anëtar i Bashkimit Evropian. Ne jemi të vendosur ta përfaqësojmë këtë qasje në çdo vendimmarrje të politikës sonë të jashtme./Dosja.al
ferit hoxha
Politike
30 July 2026, 14:15
E.d
Kuvendi
TIRANË- Deputetët e grupit parlamentar të PS, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për ...
Politike
30 July 2026, 13:59
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Demokratët Evropianë kanë reaguar në një postim në rrjetet sociale ku kanë theksuar se nd&e...
Politike
30 July 2026, 13:48
Nat Rothschild
ANGLI- Lordi Nat Rothschild, personi që prezantoi Edi Ramën me Jared Kushner në jahtin e tij, ka shprehur mospajtimin me m&eu...
Politike
30 July 2026, 13:33
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur, ministrit të Mbrojtjes,&nb...
Politike
30 July 2026, 13:22
E.d
Edi Rama
Një protestë që vetëm dy muaj më parë Edi Rama e quante produkt të “manipulimit” dhe “dezinfo...
Politike
30 July 2026, 13:12
I.A
Ermal Beqiraj
TIRANË- Kreu i SPAK Klodian Braho ka deklaruar se SPAK ka kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie të biznesmenit Ermal ...
Politike
30 July 2026, 13:11
E.d
Klodian Braho
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka folur për marrjen e dokumentit sekret nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.&nb...
Politike
30 July 2026, 13:06
I.A
Klodian Braho
TIRANË- Kreu i SPAK Klodian Braho ka deklaruar se për librin 'Albanian Files' janë dy kallëzime në Prokurorinë ...
Politike
30 July 2026, 13:00
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD e mbështet plotësisht marrëveshjen dhe kërk...
Politike
30 July 2026, 12:45
E.d
Klodian Braho
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka folur për arrestimin e i Ermal Beqirit në Francë. Gjatë një...