30 July 2026, 13:48
Nga DOSJA
Nat Rothschild
ANGLI- Lordi Nat Rothschild, personi që prezantoi Edi Ramën me Jared Kushner në jahtin e tij, ka shprehur mospajtimin me mënyrën se si qeveria shqiptare ka vepruar ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit, si edhe me legjislacionin për investimet strategjike. Me anë të një postimi në X, Rothschild thekson se reduktimi me rreth 324 hektarë i territorit të Parkut Kombëtar të Butrintit, së bashku me legjislacionin e vitit 2024 për investimet strategjike, bie në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë.
Ai argumenton se këto veprime janë në kundërshtim me Konventën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me angazhimet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si edhe me frymën e mbrojtjeve mjedisore të ndërtuara gjatë tre dekadave të fundit.
“Edi Rama është një politikan unik, dikush që unë e admiroj, dhe ka bërë kaq shumë gjëra të mira për Shqipërinë. Por reduktimi me 800 akra i Parkut Kombëtar të Butrintit në vitin 2022 dhe legjislacioni i vitit 2024 për investimet strategjike, ashtu siç zbatohet për parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura, është në kundërshtim me detyrimet e Shqipërisë sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, angazhimet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe frymën e mbrojtjeve mjedisore që janë ndërtuar me kaq kujdes gjatë tre dekadave të fundit”, thekson Lordi Rothschild./Dosja.al

lord nat rothschild nat rothschild edi rama
Politike
30 July 2026, 13:33
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur, ministrit të Mbrojtjes,&nb...
Politike
30 July 2026, 13:22
E.d
Edi Rama
Një protestë që vetëm dy muaj më parë Edi Rama e quante produkt të “manipulimit” dhe “dezinfo...
Politike
30 July 2026, 13:12
I.A
Ermal Beqiraj
TIRANË- Kreu i SPAK Klodian Braho ka deklaruar se SPAK ka kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie të biznesmenit Ermal ...
Politike
30 July 2026, 13:11
E.d
Klodian Braho
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka folur për marrjen e dokumentit sekret nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.&nb...
Politike
30 July 2026, 13:06
I.A
Klodian Braho
TIRANË- Kreu i SPAK Klodian Braho ka deklaruar se për librin 'Albanian Files' janë dy kallëzime në Prokurorinë ...
Politike
30 July 2026, 13:00
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD e mbështet plotësisht marrëveshjen dhe kërk...
Politike
30 July 2026, 12:45
E.d
Klodian Braho
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka folur për arrestimin e i Ermal Beqirit në Francë. Gjatë një...
Politike
30 July 2026, 12:39
Gjithashtu, duke përshëndetur protestën qytetare popullore për suksesin e saj të jashtëzakonshëm si lëvizja qytetare m...
Politike
30 July 2026, 12:37
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Ermal Beqiri ka përvetësuar të paktën 200 milionë e...
Politike
30 July 2026, 12:28
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpall&e...