9 May 2026, 16:41
Nga D.S

FIER- Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me një aksion të regjistruar këtë të shtunë në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin. Në njoftim bëhet me dije se kontrollet u zhvilluan me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve.
Mësohet se gjatë kontrolleve u sekuestruan mjete komunikimi, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta. Sipas Drejtorisë së Burgjeve toleranca ndaj shkeljeve është zero dhe se do të vijojnë kontrolle edhe në IEVP-të e tjera.
Njoftimi:
“Në vijim të masave për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciare, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, drejtuan sot, më datë 09.05.2026, kontrolle të befasishme në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin.
Kontrollet u ushtruan nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve.
Gjatë kontrolleve u konstatuan dhe u sekuestruan aksesorë mjetesh komunikimi që përbëjnë vepër penale, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta. Për rastet e konstatuara u njoftua Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Sistemit te Burgjeve për veprime të mëtejshme proceduriale.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e vendosur për të garantuar rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit në çdo institucion të vuajtjes së dënimit. Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të. Toleranca ndaj shkeljeve është zero”, thuhet në njoftim./Dosja.al
ievp fier ievp vlora ievp peqin drejtoria e burgjeve
Aktualitet
9 May 2026, 15:40
D.S
ANGLI- Burime nga prokuroria e Lezhës treguan për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, se disa ditë më parë prokurori i &ccedi...
Aktualitet
9 May 2026, 15:23
D.S
AKU
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar sërish lidhur me situatën e rëndë të ndodhur në&n...
Aktualitet
9 May 2026, 14:36
E. D
VLORË- Tregu i fruta-perimeve në qendër të Vlorës është mbyllur, si pjesë e projektit për rijetëzi...
Aktualitet
9 May 2026, 14:07
E. D
Apeli i Posaçëm
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka liruar nga qelia ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, i cili ndodhej n&eum...
Aktualitet
9 May 2026, 12:28
E. D
TIRANË- Vendimi i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, për të zbutur masën e sigurisë ndaj drejtoreshë...
Aktualitet
9 May 2026, 12:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e shitjes së karburanteve në vend. Bëhet me...
Aktualitet
9 May 2026, 11:03
E. D
pamjet
GJIROKASTËR- Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Zhu...
Aktualitet
9 May 2026, 10:49
E. D
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Sarandë, ku i vrarë mbeti biznesmeni Rexhep Ismaili dhe i plagosu...
Aktualitet
9 May 2026, 10:33
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht shtatë persona, pas përfundimit të protestës s...
Aktualitet
9 May 2026, 07:28
E. D
Teksa Peter Magyar, lideri i opozitës në Hungari, bënte fushatë për t’i dhënë fund sundimit 16-vjeçar të ...