LIVE UPDATES
Aktualitet

Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh

Sheholli akuzohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), dhe se e ka shantazhuar një person për një shumë prej 13.000 eurosh.

7 September 2026, 14:36 Nga E. D
Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Fatmir Sheholli në sallën e gjyqit

KOSOVË- Fatmir Sheholli është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të gjyqit ndaj tij si i dyshuar për spiunazh në dëm të Kosovës dhe për shantazh.

“E ndiej veten të pafajshëm”, është deklaruar Sheholli në mëngjesin e 7 shtatorit, para Gjykatës Themelore në Prishtinë, në lidhje me të dy veprat penale.

Sheholli akuzohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), dhe se e ka shantazhuar një person për një shumë prej 13.000 eurosh.

“I pandehuri ka zbatuar në tërësi edhe një plan konkret i cili synonte dëmtimin e interesave të Republikës e Kosovës dhe ndërhyrjes së procesit zgjedhor të mbajtur më 12.10. 2025”, ka thënë prokurori special në këtë rast, Bekim Kodraliu.

Avokati i Shehollit, Mentor Neziri, tha se i pandehuri është pajtuar që në këtë fazë të mos procedojnë me kërkesën për hedhje të aktakuzës, për faktin se Sheholli ndodhet në paraburgim dhe ka shumë prova personale që do të administrohen.

“Gjykatës i propozojmë ta aprovojë propozimin tonë dhe të fillojmë menjëherë me shqyrtim gjyqësor posa gjykata ta ketë mundësinë ta caktojë seancën”, tha avokati.

Gjykatësi i rastit, Avni Syla, e mbylli seancën e të hënës duke thënë se sapo të caktohet trupi gjyqësor për këtë rast do të njoftohen palët për caktimin e seancës së radhës. Në aktakuzën prej 80 faqesh, Prokuroria pretendon se Sheholli ka qenë i rekrutuar nga BIA nga një datë e pacaktuar deri më 9 tetor 2025 dhe i ka raportuar Bojan Dimiqit, drejtor i Drejtorisë kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Sheholli akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe i ka përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna këtij agjenti të BIA-s informacione dhe dokumente që lidhen me aktivitete politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës. Sheholli u arrestua në tetor të vitit 2025 nën dyshimin për spiunazh. Ai vazhdon të mbahet në paraburgim.

Të hënën, në sallën e gjyqit ishte i pranishëm edhe ministri në detyrë i Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si palë e dëmtuar. Ndërkaq nuk ishte i pranishëm i dëmtuari tjetër sipas Prokurorisë, Arben Jetullahu, i cili pretendohet të jetë shantazhuar nga Sheholli.

“I pandehuri gjatë vitit 2022 dhe në vazhdimësi deri në dhjetor 2025, përfshirë edhe në kohën sa ishte në masën e paraburgimit, e ka shantazhuar Arben Jetullahun”, tha Kodraliu.

Sipas aktakuzës, Sheholli ka vepruar në koordinim me zyrtarin e lartë të BIA-s, Dimiq, duke siguruar materiale të cilat synonte t’i shpërndante në mediat kosovare përmes gazetarit Milaim Zeka. Kjo veprimtari gjoja kishte për qëllim krijimin e një narrativi serb kundër ministrit Nenad Rashiq dhe kabinetit të tij, duke u përdorur si mjet presioni publik vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 12 tetor 2025.

“Në këtë takim ndërmjet të pandehurit Fatmir Sheholli dhe gazetarit Milaim Zeka, vërtetohet dyshimi i bazuar mirë se materialet e siguruara nga i pandehuri nga BIA, përkatësisht nga Bojan Dimiq, të vërtetuara edhe përmes masave të veçanta hetimore, i pandehuri Sheholli vepron sipas planit të organizuar dhe me qëllim ushtrimit të presionit dhe shantazhit ndaj Nenad Rashiq dhe zyrtarëve të tij, duke i dorëzuar Milaim Zekës materiale për publikim, ndërsa në këmbim të tyre ky i fundit vërtetohet se ka pranuar shumën prej 1.000 euro”, thuhet në aktakuzë.

Pas seancës, Rashiq tregoi për disa kërcënime përmes telefonit, që tha se i kishin pranuar vitin e kaluar.

“Më 24 korrik të vitit të kaluar, një person me numër të telefonit nga Serbia kishte telefonuar pesë ose gjashtë bashkëpunëtorë të mi, duke iu thënë 'hajdeni në Beograd, nëse nuk vini do të ketë pasoja, bëhet keq për juve'”, deklaroi Rashiq për mediat.

Rasti i Shehollit është një nga disa raste të spiunazhit të dyshuar për Serbinë që autoritetet kosovare kanë hetuar viteve të fundit. Në qershor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai është deklaruar fajtor për spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA), ndërsa Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi po gjykohen, gjithashtu, nën akuzat për spiunazh për Serbinë. Ndërkaq, në gusht të këtij viti, Fehim Sali u arrestua nën akuza për spiunazh për Serbinë. Prokuroria Speciale pretendon se ai ka mbledhur, ndër të tjera, informacione për persona që i përkasin sektit vehabi./REL

fatmir sheholli

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin