Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Kushtetuesja sqaron gjithashtu se mënyra e përllogaritjes së pagave në administrimin e saj të brendshëm dhe fondet buxhetore në dispozicion nuk ndikojnë në efektet juridike dhe detyrimet që burojnë nga vendimi.
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka reaguar në lidhje me bllokimin e pagave të magjistratëve dhe përplasjen mes institucioneve. Me anë të një deklarate, Kushtetuesja thotë se vendimi i saj, i datës 17 shkurt, është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim nga autoritetet përgjegjëse.
Kushtetuesja sqaron gjithashtu se mënyra e përllogaritjes së pagave në administrimin e saj të brendshëm dhe fondet buxhetore në dispozicion nuk ndikojnë në efektet juridike dhe detyrimet që burojnë nga vendimi.
Reagimi i Gjykatës Kushtetuese:
Në lidhje me diskutimet publike për çështjen e pagave të magjistratëve, Gjykata Kushtetuese vlerëson të nevojshme të sqarojë se për këtë çështje është shprehur tashmë me vendimin nr. 15, datë 17.02.2026.
Përmes këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar standardin kushtetues të zbatueshëm, duke evidentuar njëkohësisht detyrimet që burojnë prej tij për autoritetet përgjegjëse. Arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar të Gjykatës për çështjen e shqyrtuar dhe, për rrjedhojë ato duhet të lexohen e të zbatohen në tërësinë e tyre, në përputhje me parimet kushtetuese të përcaktuara në të.
Gjykata rithekson se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Respektimi dhe zbatimi i tyre përbën një kërkesë të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe është i lidhur ngushtësisht me parimin e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike.
Në këtë kuptim, Gjykata sqaron se mënyra e përllogaritjes dhe e ekzekutimit të pagave në administrimin e brendshëm të saj, në varësi të fondeve buxhetore në dispozicion, nuk mund të interpretohet si përcaktuese për efektet juridike të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 dhe as për detyrimet që ky vendim sjell për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e tij./Dosja.al
TIRANË- Veç kërkimeve ndaj Armand Shakajt, i dyshuar për vrasjen e Eglant Kocit, duke ndjekur pistën e krimit të ndodhur prej ...
ANGLI- Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar ka zhvilluar ditën e djeshme një protestë kundër qeverisë së krye...
LEZHË- Me vendim të Gjykatës së Lezhës, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në pesë banesa të pjes&eum...
pamjet GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në Athinë. Bëhet me dije se Eduart Mullaj, 55 vjeç n...
foto ilustruese LEZHË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në zonën e Ishull-Lezhë...
zjarret ne vend FIER- Dy persona janë arrestuar në Fier dhe Lushnjë, pasi dyshohet se shkaktuan zjarre në Eskaj dhe Hasturkas. Dy t&eu...
SELENICË- Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë natës zonën e Kropishtit në Selenicë, duke shkaktuar dëme ...
pamjet POGRADEC- Një tjetër aksident ka ndodhur në vendin tonë, këtë herë në aksin rrugor Pogradec-...
foto ilustruese TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 44 vatra zjarri, nga të cilat 14 mbeten aktive, 9 jan&eu...
Protesta TIRANË- Sot mbushen 100 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës. Protesta nisi në Zvernec...