Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
FOTOGALERIA/ Qytetarët me pankarta pikante para kryeministrisë: Ke të fala nga Kukësi o Bush
Ata thonë njëzëri "Rama në burg, Berisha në Burg", "Jep dorëheqje", Shqipëria është e shqiptarëve, vdekja e tradhëtarëve". Mes thirrjeve kundër projektit, protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e Edi Ramës.
3 June 2026, 19:48Nga E. D
TIRANË- Mijëra protestues janë mbledhur para ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa në duar mbajnë flamujt kuqezi dhe pankarta pikante. Në duar ata mbajnë pankarta me mesazhe të ndryshme si "Ke të fala nga Kukësi o bush", "Ndërrim regjimi", "Jep dorëheqjen", dhe "Populli gjykon, populli vendos".
Ata thonë njëzëri "Rama në burg, Berisha në Burg", "Jep dorëheqje", Shqipëria është e shqiptarëve, vdekja e tradhëtarëve". Mes thirrjeve kundër projektit, protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e Edi Ramës. Para ndërtesës së qeverisë, qytetarët paralajmëruan përshkallëzim të reagimit qytetar nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike. Nga ana tjetër, ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë./Dosja.al