https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
VIDEO+ FOTO/ Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë me banderola dhe flamuj: Rama të dorëhiqe
Në duar ata mbajnë pankarta me mesazhe të ndryshme si "Ndërrim regjimi", "Jep dorëheqjen", dhe "Populli gjykon, populli vendos".
3 June 2026, 19:05Nga E.d
Pamje
TIRANË- Mijëra protestues janë mbledhur para ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa në duar mbajnë flamujt kuqezi. Protesta u shoqërua me tensione, pasi policia hodhi ndaj tyre ujë me piper me një presion të madh. Megjithatë, qyetarët zgjodhët të mos i përgjigjen kësaj dhe vazhduan tubimin e tyre në mënyrë paqësore.
Në duar ata mbajnë pankarta me mesazhe të ndryshme si "Ndërrim regjimi", "Jep dorëheqjen", dhe "Populli gjykon, populli vendos". Ata thonë njëzëri "Rama në burg, Berisha në Burg", "Jep dorëheqje", Shqipëria është e shqiptarëve, vdekja e tradhëtarëve".
Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike. Nga ana tjetër, ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë./Dosja.al