14 July 2022, 21:12
Nga F.M
Merita Hajdari
TIRANË- Merita Hajdari, e cila prej vitesh mbledh kanaçe për të siguruar jetesën por së fundmi ka dalë biznesmene e pronare e kompanive që janë akuzuar për evasion fiskal, tregon se si i është përdorur emri. E ftuar në TPZ, Hajdari tha se ajo nuk ka parë kurrë milionë lekë me sy, por që çdo ditë dëgjon emrin e saj në televizione që përmendet si sipërmarrëse. Ajo tregon se jo më larg se sot, ka marrë vesh se ka edhe një biznes në Fushë Kuqe, me kapital prej 1 milionë lekësh të reja. E pyetur nëse e ka kërcënuar njeri apo jo pas kësaj skeme, Hajdari thotë se është e qetë nga kjo pjesë, por që kërkon drejtësi për emrin e saj.
“Unë çdo ditë ngela duke dalë në media, çdo ditë dal biznesmene, ku i paskam bërë gjithë këto miliona leke unë, ku i kam parë ndonjëherë kaq lekë unë. Unë edhe sot mora vesh se paskam një biznes në Fushë Kuqe, ku di unë ku bie Fushë Kuqja. Nuk kam gjë morë, qenkam bërë miliardere pa lekë në dorë, unë s’e di domethënë. S’më kanë thënë gjë jo, aspak, po të më kishin thënë gjë, s’do isha këtu unë sot,”- thotë Hajdari.
Merita Hajdari është edhe në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pasi emri i saj u lakua si një nga përftueset e miliona eurove nga afera e evazionit fiskal. Hajdari është vetëm një prej disa emrave që figurojnë përftues nga afera e evazionit fiskal. Aty kanë dalë edhe azilantë e të vdekur.
merita hajdari
Aktualitet
14 July 2022, 21:04
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Muzinë. Mësohet se drejtuesi i mjet...
Aktualitet
14 July 2022, 20:54
F.M
Saimir Tahiri
TIRANË- Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka mohuar që të ketë pasur një ko...
Aktualitet
14 July 2022, 20:46
F.M
Gardistët dhe qytetari
Dhuna e 6 gardistëve ka degraduar në thyerjen e brinjëve të drejtuesit të mjetit që kishte ndalua...
Aktualitet
14 July 2022, 19:04
F.M
Avioni në malin e Çikës
VLORË- Dy avionët “Canadair” kanë ardhur nga Greqia dhe po luftojnë me flakët...
Aktualitet
14 July 2022, 18:57
k.m.
Anri Kashiku
DURRËS- Një tragjedi është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Durrës, ku një 18-vje...
Aktualitet
14 July 2022, 18:34
I.A
Policia greke
GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Greqi me 128.5 kg kanabis. Protothema shkruan se dy të...
Aktualitet
14 July 2022, 18:28
F.M
Majmun
SARANDË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sarandë këtë pasdite, ku një majmun ka qëlluar me shpull...
Aktualitet
14 July 2022, 18:06
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqip...
Aktualitet
14 July 2022, 18:04
k.m.
Pamje nga plantacioni
MAQEDONI E VERIUT- Një fabrikë e licencuar për kanabis mjekësor, dyshohet se ka pasur në të një sa...
Aktualitet
14 July 2022, 18:04
F.M
Karburanteve
TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ...