5 August 2022, 10:08
Nga d.a.
Vladimir Beqiraj
GREQI- Vladimir Beqiraj, 51-vjeçari shqiptar që para 5 ditësh vrau mizorisht gruaj e tij 41-vjeçaren, nënën e 3 fëmijëve, është paraqitur sot në hetuesi për të kërkuar falje.
Sipas Protothemës, Beqiraj ka kërkuar sot falje për aktin e tij, të cilin e ka rrëfyer dhe pranuar ku prokurori i Zakynthos e ka proceduar për vrasje me dashje.
“I kërkoj falje fëmijëve të mi”, tha Beqiraj teksa po futej në hetuesi.
Ndërkohë disa gra ishin mbledhur jashtë gjykatës për të protestuar dhunën që ushtrohet ndaj grave, duke kërkuar nga autoritetet që të merren masa.
Ndërkohë djali i madh i çiftit, i cili nuk jetonte me ta në Zakynthos, ka qenë prezent herën e parë që i ati u paraqit në hetuesi pasi ka dashur të jetë i pranishëm dhe të shohë me sytë e tij të atin.
“Nëna ime kishte frikë. Ajo punoi dy punë për të mbajtur fëmijët e saj, si dhe atë. Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e tij. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë. Edhe duke e rrahur që të largohej. Por ai atje. Edhe kur ajo e paditi një muaj më parë, ai iu lut të kthehej. Më pas ai u lirua dhe kishte kushte kufizuese për të mos iu afruar mamasë. Por ai erdhi dhe iu lut të qëndronte në shtëpi derisa të gjente një vend tjetër. Dhe nëna ime, duke menduar për ne dhe duke u frikësuar, e pranoi. Pavarësisht drurit që kishte ngrënë nga duart e tij”.- tha 20-vjeçari.
Beqiraj kishte dhunuar gruan e tij pas një debati mes të dyve, teksa ajo shkoi e denoncoi në polici dhe u rikthye në shtëpi, ai e priste te shkallët dhe e sulmoi me thikë duke i shkaktuar plagë në qafë dhe trup. Pasi e la të vdekur në shkallët e shtëpisë ai vazhdoi i qetë rutinën e tij duke vajtur të nesërmen në punë ku dhe u arrestuar. Çifti kishte patur sherre të herëpashershme ku mv 18 qershor 41-vjeçarja e kishte denoncuar për dhunë por e kishte lejuar të rikthehej në shtëpi pasi Beqiraj i kishte kërkuar ndjesë.
vladimir beqiraj burri vret gruan ne greqi
Aktualitet
5 August 2022, 10:12
k.m.
Arjan Tase
VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish shefin e Komisariatit Arjan ...
Aktualitet
5 August 2022, 10:09
k.m.
Bledi Çuçi
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ia ka vënë fajin kryedemokratit Sali Berisha për t...
Aktualitet
5 August 2022, 09:31
Foto ilustruese
FIER- Gjendet një trup i dekompozuar në Seman. Trupi është gjetur nga dy peshkatarë në brigjet e lumit Seman,...
Aktualitet
5 August 2022, 09:27
d.a.
qendra masazhesh
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, ka proceduar 4 të tjerë dhe ka shpallur në ...
Aktualitet
5 August 2022, 08:51
d.a.
Foto ilustruese
DIVJAKË- Policia e Divjakës ka vënë në pranga dy punonjës të Zyrës Postare në Divjakë...
Aktualitet
5 August 2022, 08:10
d.a.
SHBA- Një sulm kibernetik që mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqiptare dhe faqe interneti n&e...
Aktualitet
5 August 2022, 07:51
d.a.
Arma e sekuestruar
ITALI- Agjentët e njësisë së Fontivegge, gjatë kontrolleve të territorit, kanë ndaluar një 28-vj...
Aktualitet
5 August 2022, 07:42
d.a.
aksidenti ne Itali
ITALI- Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar, Klajdi Tahiri, banues në Villanu...
Aktualitet
5 August 2022, 07:16
d.a.
Foto ilustruese
TIRANË- Moti ditën e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura ku orët e ...
Aktualitet
4 August 2022, 22:49
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Ambasada shqiptare në Gjermani ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gji...