Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
VIDEO/ Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, del pas 40 minutash nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do isha këtu
Ai u mor në pyetje në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me Ergys Agasin.
30 September 2026, 10:45Nga E.d
Vilson Bala
TIRANA- Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth 40 minutash qëndrimi. Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, ai tha se kishte një parandjenjë që do të thirrej nga SPAK në lidhje me çështjen "Agasi". Ai u mor në pyetje në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me Ergys Agasin.
Bëhet me dije se, Bala ka dhënë shpjegime përpara prokurorëve të SPAK në lidhje me rrethanat që po verifikohen në këtë dosje. Ai ka qenë drejtor i Policisë së Durrësit, ndërsa më herët ai ka mbajtur detyrën e shefit të Forcës së Posaçme Operacionale. Aktualisht ai drejton policinë e Korçës.
Si u arrestua Agasi?
I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, u arrestua nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, i arrestuar pak javë më parë në Francë, krijoi një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve publikë përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes.
Në kuadër të kësaj dosje, ish-drejtoreshës së AKSHI-t i është lehtësuar masa e sigurisë në "detyrim paraqitje". Pas arrestimit të Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpataraku në Plepa të Durrësit, policia ushtroi kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në banesën e Shpatarakut te “Liqeni i Thatë” për të sekuestruar prova elektronike e dokumente lidhur me dosjen e AKSHI-t./Dosja.al