19 August 2026, 13:25
Nga E. D
Ylli Zalla
TIRANË- Ylli Zalla, i arrestuar dy ditë më parë në Krujë, ka dhënë dëshminë e tij para gjykatës, ku u njoh edhe me masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjatë deklaratës së tij, ai ka thënë se është vetëdorëzuar dhe po priste policinë. 49-vjeçari ka mohuar se përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa ka pretenduar se ndodhet nën kërcënim për jetën.
“Duan të më vrasin. Policia më ka futur në hasmëri me…”, mësohet të ketë deklaruar Zalla para gjykatës, duke iu referuar edhe sulmit me tritol ndaj banesës së tij, ngjarje pas së cilës ai publikoi një video.
Mbrojtja ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke kundërshtuar argumentin se 49-vjeçari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas avokatëve, armët dhe municionet e sekuestruara gjatë arrestimit janë gjetur në një zonë me ferra, pas banesës së tij, dhe nuk kanë qenë të ruajtura apo të ambalazhuara në mënyrë që të tregonin përdorim të menjëhershëm. Megjithatë, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Zallën.
Ylli Zalla u vu në pranga në orët e parë të mëngjesit të kësaj të hënë pranë banesës së tij. Në momentin e arrestimit, Ylli Zalla ishte i armatosur me automatik me tre krehëra fishekë. Ai qëndronte i fshehur në një godinë pranë banesës së tij në fshatin Zallë. Zona ku fshihej Zalla u mbajt prej ditësh ne vëzhgim me dron ‘Bayraktar’ nga Forcat Operacionale të drejtorisë së Policisë Tiranës. Zalla fshihej në një banesë tjetër rreth 500 metra nga e tij, ku mbrëmjen e se shtunës u vendos një sasi tritoli.
Zalla ishte një nga personat e shpallur në kërkim nga autoritetet në kuadër të hetimeve për atentatin e ndodhur në nëntor 2025 në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani, efektiv policie. Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, pasi në banesën e tij u zbulua një arsenal armësh gjatë hetimeve për atentatin. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë, e cila ende nuk është zbardhur plotësisht. Më 20 shkurt 2026, Policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall, i cili dyshohet se i përkiste 49-vjeçarit Ylli Zalla.
Zbulimi i armëve u bë në kuadër të hetimeve ndaj tij, ndërsa autoritetet vijojnë të kërkojnë prova për të dokumentuar rolin e tij në ngjarjet kriminale për të cilat dyshohet. Ylli Zalla ka qenë i arrestuar edhe rreth 12 vite më parë. Në atë kohë, ai u vu në pranga për prodhim të bombave artizanale, ndërsa dyshohej gjithashtu për përfshirje në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në të njëjtën periudhë, Zalla ishte hetuar edhe për dyshime mbi lidhje me ISIS, konkretisht për rekrutimin e shqiptarëve për t’iu bashkuar luftëtarëve xhihadistë. Në të kaluarën, ai është akuzuar gjithashtu për kërcënim me jetë ndaj pronarit të një kompanie çimentoje në Fushë-Krujë./Dosja.al
ylli zalla
Aktualitet
19 August 2026, 13:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një sherr mes disa të miturve është parandaluar nga policia në zonën e Kombinatit në T...
Aktualitet
19 August 2026, 12:59
I.A
LUSHNJE- Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter është regjistruar ditën e sotme në vend. Sipas të dh&e...
Aktualitet
19 August 2026, 11:50
I.A
Diella
TIRANË- Përplasja mes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe studiuesit amerikan Patr...
Aktualitet
19 August 2026, 12:40
E. D
makinat
TIRANË- Tre mjete luksoze me vlerë 450 mijë euro janë sekuestruar në kuadër të operacionit &ldqu...
Aktualitet
19 August 2026, 11:42
E. D
Diella
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka reaguar pas publikimit të një artikulli&n...
Aktualitet
19 August 2026, 11:29
E. D
Ylli Zalla
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ylli Zallën, i cili u ...
Aktualitet
18 August 2026, 09:23
I.A
Kryegjyshata
TIRANË- Mediat franceze duke zbuluar detaje nga negociatat për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri shprehen se gjith&c...
Aktualitet
19 August 2026, 11:09
E. D
Sara Brugentelli dhe Kleo Vrioni
DURRËS- Personat që shihni në foto janë çifti Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, q&eu...
Aktualitet
19 August 2026, 10:43
E. D
KSAMIL- Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil....
Aktualitet
19 August 2026, 09:51
E. D
pamjet
TIRANË- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Rinas, me q&eum...