Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Kontroll në orët e para të mëngjesit në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet sërish me telefon
Ky nuk është rasti i parë që një i dënuar për çështje të rënda penale kapet me mjete të palejuara në ambientet e burgut, ndërsa ngjarja pritet të pasohet nga verifikime dhe masa të tjera nga institucionet përgjegjëse.
22 July 2026, 11:32Nga E. D
Laert Haxhia
TIRANË- Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjatë kontrolleve në qelinë ku mbahet Laert Haxhia, i dënuar me burgim të përjetshëm, është gjetur një aparat celular.
Menjëherë pas përfundimit të operacionit të kërkimit, aparati është sekuestruar dhe u është dërguar ekspertëve të SPAK-ut për ekspertizë. Ky nuk është rasti i parë që një i dënuar për çështje të rënda penale kapet me mjete të palejuara në ambientet e burgut, ndërsa ngjarja pritet të pasohet nga verifikime dhe masa të tjera nga institucionet përgjegjëse.
Laert Haxhia është dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Çelës në Lushnjë, si dhe akuza të tjera të rënda penale./Dosja.al