LIVE UPDATES
Aktualitet

Kosova vazhdon rrënimin e objekteve pranë Ujmanit

Ai tha se nuk ka informacion se sa shtëpi do të rrënohen dhe se Policia e Kosovës vetëm po i ofron asistencë Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

4 September 2026, 11:49 Nga G.M
Kosova vazhdon rrënimin e objekteve pranë Ujmanit
Një objekt i rrënuar buzë Liqenit të Ujmanit më 21 korrik 2026.

Autoritetet e Kosovës kanë nisur të premten rrënimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në fshatin Rezallë, pranë Liqenit të Ujmanit, në territorin e komunës së Zubin Potokut, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë (REL) zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se nuk ka informacion se sa shtëpi do të rrënohen dhe se Policia e Kosovës vetëm po i ofron asistencë Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Para rrënimit, banorët e Rezallës fillimisht morën një kërkesë nga ndërmarrja “Ibër-Lepenc” – e cila thotë se objektet janë të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në tokën e saj – për të dëshmuar pronësinë mbi pronën që përdorin. Pas skadimit të afatit për ta bërë këtë, banorët morën urdhër për t’i larguar objektet.

Aksioni i 4 shtatorit është vazhdim i rrënimeve të objekteve pranë Liqenit të Ujmanit, objekte që Kosova thotë se janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, ndërkaq pronarët e kundërshtojnë ashpër këtë gjë, duke pretenduar se kanë dokumente të lëshuara nga sistemi serb.

Pronarët e objekteve të rrënuara në Ujman: “Ndërtuam për vite me radhë dhe brenda pak orësh mbetëm pa gjithçka”
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës, pas reagimit të komunitetit ndërkombëtar lidhur me rrëzimin e objekteve pranë Ujmanit, deklaroi se aksioni për rrënimin e objekteve afër Ujamnit është pjesë e një plani më të gjerë për mbrojtjen e burimeve ujore dhe paralajmëroi vazhdimin e rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje në gjithë Kosovën. Sipas ministrisë, gjatë aksioneve të mëparshme pranë Liqenit të Ujmanit janë rrënuar 17 objekte.

Komuniteti ndërkombëtar ka kritikuar autoritetet e Kosovës për rrënimet dhe ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të tyre. Kundërshtimi kryesor lidhet me faktin se pronarët e objekteve kanë nisur procedura gjyqësore pasi morën paralajmërimin për t’u larguar, ndaj komuniteti ndërkombëtar ka vlerësuar se është dashur të pritej përfundimi i procedurave gjyqësore.

Nga ana tjetër, drejtori i ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, Faruk Mujka, ka deklaruar se ndërmarrja që ai drejton ka detyrim ligjor ta mbrojë pronën që administron. Ai ka thënë po ashtu se të dhënat e mbledhura tregojnë se shumica e këtyre objekteve janë ndërtuar gjatë viteve 2019 dhe 2020.

Sipas tij, kjo do të thotë se ato nuk kanë mundur të legalizohen në bazë të Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, i cili hyri në fuqi në shtator të vitit 2018. Megjithatë, bashkëbiseduesit e REL-it, Aleksandar Jakshiq dhe Branimir Mihajlloviq, të cilëve u janë rrënuar më herët objektet, pretendojnë se i kanë ndërtuar ato para gati 20 vjetësh, pra para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Eksperti për çështje pronësore, Korab Dibra, kishte deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se neni 23 i Ligjit për pronën publike përcakton qartë se e drejta e pronësisë mbi pronën publike nuk mund të fitohet me posedim afatgjatë apo me ndërtim të objektit në kundërshtim me rregullat që rregullojnë të drejtën e ndërtimit.

Ai ka shtuar se, sipas ligjit, edhe ndërmarrja “Ibër-Lepenci” ka të drejtë dhe detyrim ligjor ta mbrojë pronën që administron nga çdo cenim i paautorizuar nga palët e treta”. Megjithatë, sipas tij, ligji parashikon se organi kompetent nuk mund të ekzekutojë rrënimin nëse kërkesa për legalizim ose ankesa është ende në procedurë shqyrtimi.

Ai ka theksuar se ligji nuk e autorizon “Ibër-Lepencin”, as ndonjë ndërmarrje tjetër publike, që ta kryejë vetë rrënimin e objekteve. Sipas tij, këtë kompetencë e kanë organet përkatëse: komuna për objektet e kategorisë së parë dhe të dytë, ndërsa ministria kompetente për objektet e kategorisë së tretë. Shtëpitë dhe vilat bëjnë pjesë në kategorinë e parë të objekteve, prandaj, sipas Dibrës, vetëm komuna është kompetente për lëshimin e lejeve ndërtimore dhe vendimeve për rrënim.

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Millosh Peroviq, kishte deklaruar më herët se autoritetet komunale nuk kishin dhënë pëlqim për rrënimin e shtëpive dhe vikendicave në Ujman, duke shtuar se duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në fillim të gushtit se autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertët mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, si përgjigje ndaj rrënimit të shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Ujmanit.

Kjo deklaratë shkaktoi reagime të ashpra nga zyrtarët në Kosovë, ndërsa pasoi edhe një polemikë mes zyrtarëve të Shqipërisë dhe Serbisë. Bashkimi Evropian paralajmëroi se deklaratat e zyrtarëve të Serbisë për një ridrejtim të mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./REL

rel kosova

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin