Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Ata ishin arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar pas rreth 72 orësh në qeli 14 protestuesit e arrestuar pas përplasjeve me policinë te Kryeministria në protestën e datës 1 shtator. Ata ishin arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Gjatë seancës gjyqësore, protestuesit kanë kërkuar deklarimin e paligjshëm të arrestimit dhe lirimin pa asnjë masë sigurie, duke argumentuar se nuk kanë kryer asnjë vepër penale.
Ndërkohë që brenda në gjykatë zhvillohej seanca, jashtë dyerve të saj, qytetarët kanë protestuar. Me thirrje të vazhdueshme për lirimin e protestuesve dhe arrestimin e zyrtarëve të lartë, qytetarët kanë brohoritur në kor “Arrestoni Ramën”.
Protestuesit që u arrestuan mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e qeverisë sapo u mësua se kryeministri ndodhej brenda janë: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimuçaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu.
Çfarë ndodhi në protestën e 1 shtatorit?
Në protestën e sotme në 1 shtator, protestuesit ndryshuan skenarin e revoltës qytetare. Protestuesit fillimisht u mblodhën në hyrjen e Kryeministrisë për të bllokuar daljen, pasi kryeministri Edi Rama ndodhej në ambientet e Kryeministrisë. Para ambienteve të institucionit u vendos menjëherë edhe një numër i madh i efektivë të policisë. Teksa protestuesit po i afroheshin derës së Kryeministrisë, qytetarët janë përplasur me policinë.
Pas paralajmërimeve përmes megafonëve, efektivët kanë ndërhyrë me forcë për të larguar protestuesit që tentonin të afroheshin edhe më shumë drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë përplasjeve, policia nisi përdorimin e gazit lotsjellës, ndërkohë në bulevard mbërriti edhe autoboti me ujë. Efektivët e policisë shoqëruan gjithashtu disa qytetarë. Pas shoqërimeve, protestuesit nisën marshimin dhe u ndanë në dy grupe. Disa janë zhvendosur drejt Komisariatit Nr. 1 dhe disa të tjerë drejt Komisariatit Nr. 3, ku ndodheshin protestuesit e shoqëruar./Dosja.al
Pamje nga zjarri FIER- Vatra e zjarri e regjistruar ditën e sotme, që ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ul...
Pamje nga dëmet DEVOLL- Një stuhi e fuqishme breshëri ka goditur fshatin Dobranj, duke shkaktuar dëme të mëdha në tokat ...
TIRANË- Bulevardi kryesor i Tiranës u përket çdo mbrëmje “flamingove”. Janë orët e pasdites së vonë...
Varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Fotografi nga arkivi. Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore n&eum...
Pamje nga operacioni HIMARË- Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi dyshohet se ka q&eum...
Flamuri i BE-së dhe i Kosovës. Fotografi nga arkivi. Në takimin joformal mes ministrave për çështje evropiane të Bashk...
Zjarri në Radostinë FIER- Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sotme n&eu...
Foto ilustruese LUSHNJË- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në rrugën nacionale Fier Shegan-Kuço...
Vatër zjarri ULËZ- Situata e zjarrit në fshaitn Lundre në Ulëz, vijon të mbetet ende problematike. Sipas informacioneve parap...
Vatra e zjarrit NIKËL- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në Greps të Niklës. Sipas informa...