LIVE UPDATES
Aktualitet

Në takimin me ministrat e BE-së, Kosova kërkon shqyrtimin e aplikimit për anëtarësim

I pyetur se çfarë mesazhi jep BE-ja për qytetarët e Kosovës pasi as pas katër vjetësh, aplikimi i Kosovës nuk është trajtuar nga blloku, Zulfaj tha se nuk po përçohet një mesazh i mirë.

4 September 2026, 13:49 Nga G.M
Në takimin me ministrat e BE-së, Kosova kërkon shqyrtimin e
Flamuri i BE-së dhe i Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Në takimin joformal mes ministrave për çështje evropiane të Bashkimit Evropian dhe atyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kërkesa kryesore e Kosovës është që aplikimi për anëtarësim në bllok të lëvizë përpara.

“Ne duam që aplikimi i Kosovë të lëvizë përpara dhe të hapen bisedimet për anëtarësim. Jemi shteti i vetëm që nuk ka statusin e vendit kandidat. BE-ja duhet të japë rezultate në këtë drejtim. Jam këtu për ta shtyrë përpara këtë mesazh”, tha për gazetarët Jeton Zulfaj, kryenegociator i Kosovës me BE-në.

I pyetur se çfarë mesazhi jep BE-ja për qytetarët e Kosovës pasi as pas katër vjetësh, aplikimi i Kosovës nuk është trajtuar nga blloku, Zulfaj tha se nuk po përçohet një mesazh i mirë.

“Nuk është mesazh i mirë dhe tregon mungesë të lidershipit në BE dhe mendoj që kjo është përgjegjësi e përbashkët. BE-ja duhet ta bëjë pjesën e saj dhe arritja e konsensusit brenda bllokut duhet të jetë përgjegjësi e BE-së. Çdo vend, i madh apo i vogël, duhet ta ndjejë e urgjencës për unitet brenda BE-së”, u shpreh ai.

Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian. Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat.

Takimi në Irlandë mes ministrave të shteteve anëtare të ngarkuar për çështjet evropiane dhe homologëve nga Ballkani Perëndimor përqendrohet në procesin e zgjerimit të bllokut. Ky është një takim joformal që mbahet në prag të propozimeve të reja në procesin e anëtarësimit për shtetet kandidate.

Komisioni Evropian pritet që më 30 shtator të publikojë të ashtuquajturin rishikim para anëtarësimit, i cili do të përfshijë edhe mekanizmat mbrojtës në traktatet e anëtarësimit ndërmjet BE-së dhe anëtarëve të ardhshëm. Bashkimi Evropian po punon për të siguruar që shtetet anëtare, pas anëtarësimit të plotë, të mos shënojnë prapakthim në demokraci dhe sundimin e ligjit, siç ka ndodhur me Hungarinë, Sllovakinë ose Poloninë.

“Bazuar në përvojën e së kaluarës, veçanërisht që nga zgjerimi i vitit 2004, e dimë se nuk mund të jemi gjithmonë të sigurt se, kur të kemi anëtarë të rinj, përkatësisht shtete të reja anëtare të BE-së, ata do ta respektojnë sundimin e ligjit dhe, veçanërisht, gjithçka që ndodh brenda BE-së”, deklaroi komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

“Po ashtu, po flas për bashkëpunimin e sinqertë, të përcaktuar në nenin 4 të Traktatit. Pra, bëhet fjalë për mënyrën se si mund të jemi të sigurt se të gjitha shtetet anëtare do t’u përmbahen vlerave tona dhe do të zbatojnë vërtet atë që është rënë dakord në nivelin e të gjitha shteteve anëtare. Në të kaluarën ka ndodhur që diçka të jetë rënë dakord, si për shembull dhënia e statusit të kandidatit Ukrainës, por më pas Hungaria të bllokojë përparimin e mëtejshëm”, shtoi ajo.

Takimi zhvillohet edhe në dritën e propozimit më të fundit të 11 shteteve anëtare të BE-së, të cilat kërkojnë ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes në fushën e politikës së jashtme dhe zëvendësimin e konsensusit me votimin me shumicë të cilësuar.

“Qëndrimi i Komisionit Evropian është se, veçanërisht në fushat që janë të rëndësishme për funksionimin tonë, si politika e jashtme dhe e sigurisë, duhet të kalojmë nga vendimmarrja unanime në votimin me shumicë të cilësuar. Por, ka edhe shumë reforma të tjera që mund t’i ndërmarrim”, tha Kos.

Testi i parë i mekanizmave të paralajmëruar mbrojtës do të jetë në rastin e Malit të Zi, shtetit më të avancuar në procesin e integrimit në BE. Tashmë ka nisur hartimi i projektit të tekstit të Traktatit të Anëtarësimit. Këtë e la të kuptohej edhe Benjamin Haddad, ministri francez përgjegjës për çështjet evropiane.

“Sa u përket klauzolave mbrojtëse, do të punojmë për to në kuadër të Traktatit të Anëtarësimit me Malin e Zi, së bashku me grupin ad-hoc që është formuar për këtë qëllim. Siç e dini, kjo është bërë edhe më herët, për shembull me Kroacinë, kur u vendosën një numër i caktuar klauzolash mbrojtëse dhe fazash kalimtare, për të siguruar masa dhe mekanizma mbrojtës që ky anëtarësim të ishte i suksesshëm”, deklaroi Haddad në Irlandë.

“Synimi ynë, natyrisht, është të jemi në gjendje të përparojmë si 27 shtete, së bashku me partnerët tanë nga Mali i Zi, të cilët po përparojnë në rrugën e reformave dhe integrimit në acquis të Bashkimit”, shtoi ai.

Sipas tij, është e rëndësishme që klauzolat mbrojtëse të jenë të përkohshme. Për komisionaren evropiane Kos, këta mekanizma nuk do të nënkuptojnë se anëtarët e ardhshëm do të trajtohen si “anëtarë të dorës së dytë”. Mekanizmat mbrojtës më pas do të përfshihen edhe në tekstet e anëtarëve të tjerë potencialë. Në tetor, liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do t’ia kushtojnë diskutimin procesit të zgjerimit, si dhe reformave në këtë proces./REL

kosova bashkimi evropian rel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin