4 September 2026, 14:03
Nga G.M
Varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Fotografi nga arkivi.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz më 1998.
Të pandehurit, që sipas Prokurorisë Speciale, u përkasin pozitave të larta komanduese të strukturave të njësive speciale të policisë serbe dhe të njëjtit akuzohen për vrasjen e civilëve.
“Provat e siguruara kanë vërtetuar se në këtë sulm janë vrarë 26 persona civilë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra dhe të moshuar”, tha prokurori Valdet Gashi.
Sipas Gashit, prokuroria bazuar në provat e siguruara për ngjarjet më 5,6 dhe 7 mars 1998 ka arritur të vërtetojë se “cilat njësi të forcave serbe kanë marrë pjesë në sulm, pozicioni prej ku kanë sulmuar, aktivitetet e secilit prej të pandehurve, arsenalin e armëve që janë përdorur dhe dëmet e shkaktuara si në njerëz dhe materiale".
Kryeprokrurori i Speciales, Blerim Isufaj, tha se aktakuza është punuar me kujdes dhe bazohet në prova, duke theksuar se tani është në kompetencën gjykatës që ta vlerësojë atë.
Ai e vlerësoi si aktakuzë me rëndësi të veçantë dhe tha se është dëshmi e përkushtimit të insttiucionit që ai udhëheq për trajtimin e krimeve të luftës dhe kërkimit të përgjegjësisë penale pavarësisht kompleksitetit të rastit dhe kohës së kaluar nga kryerja e krimeve./REL
kosova rel
Aktualitet
4 September 2026, 13:52
G.M
Pamje nga operacioni
HIMARË- Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi dyshohet se ka q&eum...
Aktualitet
4 September 2026, 13:49
G.M
Flamuri i BE-së dhe i Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Në takimin joformal mes ministrave për çështje evropiane të Bashk...
Aktualitet
4 September 2026, 13:43
G.M
Zjarri në Radostinë
FIER- Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sotme n&eu...
Aktualitet
4 September 2026, 13:34
G.M
Foto ilustruese
LUSHNJË- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në rrugën nacionale Fier Shegan-Kuço...
Aktualitet
4 September 2026, 13:22
G.M
Vatër zjarri
ULËZ- Situata e zjarrit në fshaitn Lundre në Ulëz, vijon të mbetet ende problematike. Sipas informacioneve parap...
Aktualitet
4 September 2026, 13:00
G.M
Vatra e zjarrit
NIKËL- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në Greps të Niklës. Sipas informa...
Aktualitet
4 September 2026, 13:05
I.A
2026 po shënon një kapitull të ri për Rossmann & Lala. Një vit ndryshimesh të rëndësishme, investimesh dhe zhvilli...
Aktualitet
4 September 2026, 12:27
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar "Premtimi" ku në pranga është vendosur një ...
Aktualitet
4 September 2026, 12:20
G.M
Vatra e zjarrit
TIRANË- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Qinam, të Zall Herrit. Sipas in...
Aktualitet
4 September 2026, 11:49
G.M
Një objekt i rrënuar buzë Liqenit të Ujmanit më 21 korrik 2026.
Autoritetet e Kosovës kanë nisur të premten rrë...