Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Marshi pritet të nisë në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë në orën 14:00, por turma të njerëzve tashmë janë grumbulluar aty. Kryetari i Komunës, Përparim Rama, ka njoftuar se transporti publik në Prishtinë do të jetë falas sot. Ndërsa, transport falas drejt kryeqytetit është organizuar edhe nga të gjitha qytetet e tjera të Kosovës për pjesëmarrësit në marsh.

KOSOVË- Në Prishtinë sot do të mbahet "Marshi për Liri" në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Marshi pritet të nisë në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë në orën 14:00, por turma të njerëzve tashmë janë grumbulluar aty. Kryetari i Komunës, Përparim Rama, ka njoftuar se transporti publik në Prishtinë do të jetë falas sot. Ndërsa, transport falas drejt kryeqytetit është organizuar edhe nga të gjitha qytetet e tjera të Kosovës për pjesëmarrësit në marsh.
Marshi, i organizuar nga lëvizja qytetare “Liria ka Emër”, zhvillohet në një periudhë kur procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën përfundimtare. Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar 16 shtatorin si datën e shpalljes së aktgjykimit, pas më shumë se tre vjetësh nga nisja e gjykimit.
Katër të akuzuarit përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata i kanë mohuar të gjitha akuzat.
Në agjendën e marshit janë paraparë fjalime nga kryetarët e PDK-së dhe AAK-së, Bedri Hamza e Ardian Gjini, si dhe nga përfaqësues të “Liria ka Emër”, shoqatave të dala nga lufta dhe familjeve të dëshmorëve, ndërsa programi do të shoqërohet me këngë patriotike.
Protesta e sotme nuk është e para që organizohet në Kosovë kundër Gjykatës Speciale apo në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në prill të vitit 2023, një ditë para nisjes së gjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë në mbështetje të tyre. Protestuesit e cilësuan procesin si të padrejtë dhe shprehën përkrahje për luftën e UÇK-së.
Një prej tubimeve më të mëdha të viteve të fundit u mbajt më 17 shkurt 2026, në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Mijëra qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ky marsh u mbajt në kohën kur gjykimi në Hagë po i afrohej fundit. Prokuroria kishte përfunduar paraqitjen e rastit në prill 2025, mbrojtja e kishte përfunduar rastin në dhjetor të po atij viti, ndërsa deklaratat përmbyllëse u mbajtën në shkurt 2026.
Pas kësaj, shpallja e aktgjykimit u shty. Fillimisht ishte paraparë për më herët gjatë vitit, ndërsa në korrik Dhomat e Specializuara njoftuan se verdikti do të shpallet më 16 shtator, duke e arsyetuar shtyrjen me kompleksitetin e rastit dhe vëllimin e madh të provave.
Në këtë rast, prokuroria pretendon se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale për krime të kryera në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë gjatë periudhës së luftës. Aktakuza përfshin gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte dhe Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar.
Të katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan në nëntor 2020 dhe u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Gjykimi nisi më 3 prill 2023. Aktgjykimi i 16 shtatorit pritet të jetë një prej vendimeve më të rëndësishme të Dhomave të Specializuara, të krijuara në vitin 2015 për gjykimin e rasteve që lidhen me pretendime për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999./REL
Stuhia ROSKOVEC- Një stuhi e fortë ka përfshirë mesditën e sotme qytetin e Roskovecit dhe fshatrat përreth. Si pasojë e ...
Foto Ilustruese BELSH- Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Trojas të Belshit, ku një elektricist i OSH...
Makina GREQI- Policia ka gjetur njërën nga dy makinat që dyshohet se janë përdorur nga bashkëpunëtorët e të bu...
Aksidenti VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, në Vlorë, ku një kamio&ccedi...
Te miturit MALIQ- Është dënuar me 12 vite burgim Enedjos Guri, i riu që 1 vit më parë vrau me thikë në fshatin Pirg...
Skënder Hita TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidh...
Gentian Çipi GREQI- Gentian Çipi, lindur në Korçë dhe banues në Dishnicë të Korçës, ësht&eum...
Skënder Hita TIRANË- Drejtori i Policisë, Skënder Hita, ka deklaruar se siguria në shkolla do të forcohet përmes kontrol...
Zjarret TIRANË- Situata e zjarreve në vend paraqitet e përmirësuar, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar...
Policia KAMËZ- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm n...