Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se e arrestuara ka përvetësuar mbi 100 mijë euro duke mashtruar qytetarët se do të ndërhyjë në ASHK për të zgjidhur rastet punësore dhe i pajiste ata me dokumente të rreme.
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar "Premtimi" ku në pranga është vendosur një 58-vjeçare. Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se e arrestuara ka përvetësuar mbi 100 mijë euro duke mashtruar qytetarët se do të ndërhyjë në ASHK për të zgjidhur rastet punësore dhe i pajiste ata me dokumente të rreme.
Ndërmjet bashkëpunimit me emisionin investigativ STOP, ku shtetas të ndryshëm të mashtruar dhe të pajisur me dokumentacion të rremë kishin denoncuar rastet e mashtrimit, u vu në pranga 58-vjeçarja e cila pretendonte se kishte të njohur në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, ku është nisur procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtoren e dyshuar të së akuzuarës.
NJOFTIMI:
"Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Premtimi”.
Dyshohet se kanë përvetësuar mbi 100 000 euro, duke mashtruar qytetarë, se do të ndërhynin në AShK, për t’iu zgjidhur rastet pronësore, dhe duke i pajisur me dokumente false, vihet në pranga 58-vjeçarja dhe në hetim bashkëpunëtorja e saj. Sekuestrohen një shumë eurosh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, disa certifikata të dyshuara të falsifikuara dhe 2 celularë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të gazetarëve të emisionit investigativ “STOP”, se ishin kontaktuar nga shtetas të ndryshëm të pajisur me dokumente false nga një shtetase, e cila i kishte mashtruar se mund t'iu zgjidhte çeshtjet pronësore, pasi kishte të njohur në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, ndaluan dhe vunë në pranga të dyshuarën, shtetasen S.D., 58 vjeçe.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtoren e dyshuar të 58-vjeçares, shtetasen S.N., 27 vjeçe. Këto shtetase dyshohet se nëpërmjet veprimtarive kriminale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar mbi 100 000 euro, nga qytetarë të ndryshëm.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të zbardhur dhe dokumentuar raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale, të kryera nga shtetasja S.D. dhe bashkëpunëtorja e saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.
Policia e Tiranës falënderon gazetarët e emisionit investigativ “STOP”, për bashkëpunimin, dhe i siguron se qytetarët dhe mediat, se do të marrin për çdo rast të paraqitur, shërbim policor të menjëhershëm, profesional dhe të mbështetur në ligj."/Dosja.al
Vatra e zjarrit TIRANË- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Qinam, të Zall Herrit. Sipas in...
Një objekt i rrënuar buzë Liqenit të Ujmanit më 21 korrik 2026. Autoritetet e Kosovës kanë nisur të premten rrë...
Viktor Bardhi MIRDITË- Fotoja e mësipërme është e 65-vjeçarit Viktor Bardhi, i cili u vra me armë zjarri mëngjesi...
Foto Ilustruese ROSKOVEC- Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Kurjan&nd...
Të arrestuarit ANGLI- Tre shqiptarë janë arrestuar dhe dënuar në Angli për përfshirje në një rrjet të...
Bujar Muça VLORË- Ish-deputeti Bujar Muça, vëllai i Luan Muçës, së Delta Group është shpallur n&eum...
Arber Habilaj KAVAJË- Arbër Habilaj, i shpallur në kërkim nga policia për dhunimin e kamerierit Genti Nela ka treguar version...
Sidorela Vatnikaj Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar se protestat qytetare do të vijojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. D...
Protesta TIRANË– Vijon edhe këtë të premte protesta e qytetarëve para godinës së Gjykatës Penale, ku protestu...
Foto Ilustruese KOSOVË- Vetëm disa muaj më parë, fermerët në Kosovë thoshin se deri në 30 për qind e qumë...