Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Me rreth 400 mijë euro cash të fshehura në makinë, arrestohet shqiptari në Itali!
Më në detaje, oficerët e grupit Gioia Tauro, të angazhuar në një aktivitet kontrolli ekonomik të territorit, duke shfrytëzuar ndihmën e njësisë së qenve “cash dog”, vunë re se tapeti i sipërm pranë mbulesës së pasme të makinës ishte modifikuar dhe aty ishin fshehur gati 40 mijë euro.
12 November 2024, 09:22Nga ZH.LL
parate e sekuestruara
ITALIA- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi në makinën e tij u gjet një sasi e konsiderueshme parash. Në makinën e drejtuar nga shqiptari i paidentifikuar me histori trafiku droge, autoritetet italiane sekuestruan pothuajse 400 mijë euro të fshehura në një automjet.
Më në detaje, oficerët e grupit Gioia Tauro, të angazhuar në një aktivitet kontrolli ekonomik të territorit, duke shfrytëzuar ndihmën e njësisë së qenve “cash dog”, vunë re se tapeti i sipërm pranë mbulesës së pasme të makinës ishte modifikuar dhe aty ishin fshehur gati 40 mijë euro.
Një kontroll më i thelluar, sërish me ndërhyrjen e njësisë së qenve, bëri të mundur identifikimin e një fundi të dyfishtë të krijuar në dyshemenë poshtë sediljes së shoferit me 350 mijë euro të tjera prerje të ndryshme të ngjeshura në të.
Drejtuesi i mjetit është raportuar në Prokurorinë Publike kompetente Palmi.