11 May 2024, 10:41
Nga r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një konflikt që mund të rezultonte me pasoja fatale është parandaluar nga policia në Lezhë. 67-vjeçari, Pjetër Nika në fshatin Mërqi është arrestuar, pasi ka kërcënuar me armë zjarri nipin e tij për shkaqe pronësie.
Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen efektivët e komisariatit të Lezhës dhe ato të forcave "Shqiponja" kanë mbërritur në vendngjarje duke shmangur përshkallëzimin. Policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë
Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallzimin e një koflikti me armë zjarri mes xhaxhait dhe nipit.
Policia sekuestron një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga 67-vjeçari që kërcënoi nipin e tij, me armë zjarri, për motive pronësie.
Me marrjen e njoftimit për një konflikt në fshatin Mërqi, ku shtetasi P.N kanoste me armë zjarri nipin e tij shtetasin F.N, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak.
Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
konflikt ne lezhe pjeter nika
Aktualitet
11 May 2024, 10:32
r.ll
pallati ku jetonin ukrainaset
TIRANË- Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë u raportua në Tiranë ku dy shtetase nga U...
Aktualitet
11 May 2024, 10:03
r.ll
roan brahimi, gentjan bejtja
GREQI- Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mb...
Aktualitet
11 May 2024, 09:50
r.ll
antoneta sevdari
TIRANË- “Jam shumë e emocionuar, është ditë shumë e rëndësishme për mua...
Aktualitet
11 May 2024, 09:37
r.ll
etleva bodi
ITALI- Gjykata italiane ka vendosur dënimin me 27 vite burg për Selami Bodin, i cili mbyti bashkëshorten e tij, Etleva Bodin gj...
Aktualitet
11 May 2024, 09:13
r.ll
pamje nga aksidenti
LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Laç në afërsi t&...
Aktualitet
11 May 2024, 08:28
r.ll
roan brahimi
GREQI- Një atentat me armë zjarri ka tronditur dy ditë më parë Athinën, ku i vdekur mbeti 32-vjeçari shq...
Aktualitet
11 May 2024, 07:24
E. D
Sokol Sadushi
TIRANË- Në Shqipëri, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ofroi të premten një panoramë ...
Aktualitet
11 May 2024, 07:23
r.ll
SHQIPËRI- Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në t...
Aktualitet
10 May 2024, 23:00
I,A
VLORË- Emisioni “Stop” ishte në Vlorë ku qytetari Ferdinant Shehaj tregon se ka hapur një çerdhe në Janar të ...
Aktualitet
10 May 2024, 22:52
B.Z
Roan Brahimi
GREQI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 32-vjeçarit Roan Brahimi në Greqi. Mediat grek...