26 August 2026, 12:14
Nga G.M
Daniel Serwer
KOSOVA- Profesori dhe eksperti i njohur për zhvillimet politike në Ballkan, Daniel Serwer, ka komentuar situatën e krijuar në Kosovë, ku Kuvendi vijon të përballet me ngërç institucional dhe një mungesë të konsensusit politik. Serwer ka theksuar se për të kaluar krizën kërkohet bashkëpunim mes partive politike, ndërsa ka shmangur faktin se përgjegjëse mund të jetë njëra palë e vetme.
“Jam më shumë se 3,000 milje larg. Nuk më takon mua të fajësoj askënd. Sistemet parlamentare në shumë vende përballen me probleme të tilla. Kosova nuk është unike në këtë aspekt”, është shprehur ai.
Sipas Serwer, një nga problemet kryesore mbetet mungesa e një presidenti me kompetenca të plota, situatë e cila sipas tij po pengon funksionimin normal të institucioneve të Kosovës. Në lidhje me qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për arritjen e një marrëveshjeje rreth presidentit përpara përfundimit të procesit të konstituimit të Kuvendit, Serëer ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit kërkon domosdoshmërisht bashkëpunim politik.
“Presidenti nuk mund të zgjidhet pa bashkëpunim ndërmjet partive. Pikërisht kjo është ajo që nevojitet”, ka deklaruar ai.
Teksa sa i përket mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të reja të parakohshme, Serwer nuk e përjashton një skenar të tillë, por shprehet skeptik nëse zgjedhjet do të prodhonin një zgjidhje të qëndrueshme.
“Nuk mendoj se është e parealizueshme, por dyshoj se do të jetë frytdhënëse”, ka thënë ai.
Serwer ka nënvizuar se zgjidhja e krizës duhet të vijë nga vetë partitë politike të Kosovës dhe jo të mbështetet kryesisht tek ndërhyrja e faktorëve ndërkombëtarë.
“Preferoj që partitë politike të Kosovës të mbajnë përgjegjësinë. Pikërisht për këtë i kanë marrë votat”, është shprehur profesori amerikan.
Në rast se ngërçi institucional vazhdon, Serwer pret që Kosova mund të përballet sërish me zgjedhje. Megjithatë, ai paralajmëron se zvarritja e krizës po ndikon edhe në pozitën ndërkombëtare që ka vendi.
“Supozoi se do të ketë një tjetër palë zgjedhjesh, por ndërkohë Kosova po humb terren në arenën ndërkombëtare. Është koha që t’i kthehemi punës”, ka deklaruar Serwer./Dosja.al
daniel serwer kosova
Aktualitet
26 August 2026, 11:52
G.M
Fotografi e realizuar gjatë një proteste kundër dhunës ndaj grave. Prishtinë, shtator 2022.
KOSOVA- Vrasja e një gruaje 25-vj...
Aktualitet
26 August 2026, 11:16
G.M
Banorët në protestë
KUKËS- Mungesa e ujit vaditës ka ngritur në këmbë ditën e sotme përballë Ba...
Aktualitet
26 August 2026, 11:29
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik në qarkun e Korçës, pas konfirmimit t...
Aktualitet
26 August 2026, 11:25
I.A
Univers City po hyn në një fazë të re të zhvillimit, të lidhur jo vetëm me konsolidimin e funksionit rezidencial, por edhe ...
Aktualitet
26 August 2026, 11:10
G.M
Zjarri në banesat
MALËSI E MADHE- Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar mesnatën e sotme në fs...
Aktualitet
26 August 2026, 10:38
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas riatdhesimit të pesë qytetarëve shqiptarë nga Siria. Në nj&eum...
Aktualitet
26 August 2026, 10:21
I.A
Pamjet
FUSHË KRUJË- Dalin pamjet e operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla, i cili u mbajt nën vë...
Aktualitet
26 August 2026, 10:13
I.A
Burgu i Fierit
FIER- Një i dënuar në bugrun e Fierit ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Sipas ...
Aktualitet
26 August 2026, 10:02
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- 34 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Pesë prej...
Aktualitet
26 August 2026, 09:56
I.A
Roatdhesimi
TIRANË- Pesë shqiptarë, mes tyre tre fëmijë dhe një 79-vjeçare, janë riatdhesuar nga Siria dhe kan&eu...