Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
“Një ditë e re, i njëjti komplot”/ Pankartat pikante të ditës së 66-të të protestës: Tradhtarë ‘non grata’ nga populli
Edhe këtë herë, pjesëmarrësit përdorën pankarta plot ironi dhe mesazhe goditëse për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
4 August 2026, 20:16Nga E.d
Pamje
TIRANA- Pankartat pikante ndaj qeverisë dhe lidërve të caktuar politik nuk kanë munguar as në ditën e 66-të të protestës së qytetarëve. Edhe këtë herë, pjesëmarrësit përdorën pankarta plot ironi dhe mesazhe goditëse për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
Përmes shkrimeve “66 asnjë hap pas”, “Një ditë e re, i njëjti komplot”, “TRADHETARË NON GRATA NGA POPULLI”, “66 DITË BULEVARDI VAZHDON”, protestuesit i dërguan një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama se do të vazhdojnë qëndresën deri në largimin e qeverisë.
Përveç ndryshimit të qeverisë, pjesëmarrësit kërkuan gjithashtu ndryshimin e sistemit politik, vendosjen e një qeverie tranzitore dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira e demokratike./Dosja.al