Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
I riu kujtoi se politikanët dhe qeveritarët sa herë kanë probleme shëndetësore ikin jashtë vendit dhe jo në spitalet publike, sepse kanë vjedhur koncesionet e shqiptarëve nga taksat e tyre.

TIRANË- Një protesteus, duke folur në ditën e 60 të protestës, u shpreh se nuk kishte besë për të pabesët, makutët dhe hajdutët, sepse ata nuk kishin kod moral ndershmërie, por vetëm për të abuzuar në kurriz të shqiptarëve. I riu kujtoi se politikanët dhe qeveritarët sa herë kanë probleme shëndetësore ikin jashtë vendit dhe jo në spitalet publike, sepse kanë vjedhur koncesionet e shqiptarëve nga taksat e tyre. Në fund i riu bëri thirrje për qëndresë dhe se qeveria nuk i hedh dot më hi syve të shqiptarëve.
“Të pabesët flasin për besën, makutët e hajdutët për moral. Jemi në një Shqipëri që nuk përfaqëson dinjitetin e shqiptarit mesatar, në parlament ka figura që nuk përfaqësojnë shqiptarët. I kujtojmë se paguhen me lekët e taksave tona atje, janë me votat tona. Nuk na përfaqësoni. Shqiptarin nuk e përfaqëson dot injoranca. Na bëjnë moral për pafajësinë. Në Parlament ka shumë injorant, ndërkohë që këtu në shesh ka shumë intelektualë. Shqiptarët nuk kërkojnë qiqra në hell, kurse ju pasuroheni në kurriz të shqiptarëve dhe shtoni apartamentet. Si mund ju të na përfaqësoni ne, apo të dini se çfarë problemesh ka një shqiptar mesatar? Deputetët kur kanë problemet shëndetësore nuk shkojnë në spitale publike, sepse ata e dinë se kanë vjedhur të gjitha lekët e koncesioneve që na takonin ne.
Ju nuk ia keni idenë se çdo të thotë të ketë problematikat e shqiptarit mesatar, të shtypur, të rraspkapitur, të vjedhur, të gënjyer, e që përsëri shkon në punë çdo ditë të nxjerrë jetesën në mënyrë të ndershme, se beson t puna e tij dhe Atdheu. Politikanët shqiptarë nuk besojnë në punë të ndershme, as në ndershmëri, as në Atdhe. Ju nuk na përfaqësoni. Prej 60 ditësh tregojmë vullnetin e lirë dhe rezistencën, ndërsa jemi përballur me fyerjet e tyre, na kanë shantazhuar, intimiduar e ofenduar. Por ne u themi nuk ju kemi frikë. Ndaj u themi bëjini llogaritë mirë se shqiptarët janë zgjuar e nuk do pranojnë më gënjeshtrat tuaja, nuk na hidhni dot hi syve. Ne ju kemi mundur, jo me grusht e dhunë, por me protestë paqësore”, tha protestuesi./Dosja.al
Artan Andoni TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ngre akuza të forta ndaj Spitalit Rajonal t&eum...
TIRANË- Një nga protestuesit ka theksuar se protesa është një tubim i qytetarëve dhe nuk ka organizatorë. Protestuesi ...
TIRANË- Një protestues tha se kryeministri Edi Rama premtoi Evropën për shqiptarët, por solli emigrimin masiv të tyre sa ng...
Mehdi Malkaj TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj, duke folur në ditën e 60-të të protestës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po d&eu...
TIRANË- Një protestues, duke folur në fjalimin e saj në podiumin para Kryeministrisë, denoncoi gjendjen skandaloze të ...
Ilir Xhemalaj TIRANË- Aktivisti Ilir Xhemalaj tha se nuk do të largohen nga sheshi derisa kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen...
TIRANË- Me thirrjet “Opozitë e shitur" dhe "Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë", protestuesit kanë marshu...
TIRANË- Një pensionist u shpreh se Rama duhet të largohet një orë e më parë, ndërsa nënvizoi se protesta i ka vra...
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur në ditën e 60-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht protestuesit ja...
Dy muaj tubime të përmbrëmshme poshtë zyrës së kryeministrit vështirë të fshihen, kur ato ndodhin mu përpara...