29 July 2026, 20:34
Nga E. D
Mehdi Malkaj
TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj, duke folur në ditën e 60-të të protestës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po dëmton vendin për interesat e tij personale dhe se po kërkon besën nga shqiptarët, ndërkohë, që vetë është i pabesë. Gjatë fjalës së tij, aktori kritikoi qeverinë dhe kërkoi largimin e kryeministrit Rama.
"Abdyl, shite pasurinë, një barrë flori. Abdyli prishi pasurinë për Shqipërinë, ky grabit Shqipërinë për veten e tij. Se ky do edhe besë, ky i pabesi që është si gjarpër. Si ai që futi në gji një gjarpër të ngrirë dhe gjarpri, sapo u ngroh, të parin atë kafshoi. Nuk bëhet kontratë me gjarpërinjtë, me hardhucat dhe qelbësirat. Jemi në një kohë që vërtetë është e vështirë, shumë e vështirë, por është shumë heroike. Nuk jam njeriu më i mençur dhe shqiptari më i mirë, por unë e dua Shqipërinë. Kaq pak kërkojmë, ta duam. Na i jep të gjitha. Çfarë mungon? Lumenjtë, malet, kodrat.
Por nuk jemi mirë ne, se po të ishim mirë ne, e ngrinim kryeministrin, e vinim përpara dhe e shihnim si bëhej kryeministri. Për mua, ky është ish-kryeministër, nuk e di si është për juve. Iku, e ndoqëm me shkelma, se nuk la gjë për të vjedhur. Vodhi edhe jetën e bebave pa lindur akoma. Ai është krimineli, i keqi. Nuk ka të tjerë të këqij. Ju dua shumë, se nëse nuk do ishit ju, nuk do kishte vlerë fjala ime apo e të tjerëve. Unë flas për ju. Sikur të kishim një grusht të madh. Na duhet ky grushti i madh i Migjenit. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për veten time. Për artistët keni shumë të drejtë, se kur është puna për ballo me Ramën, të gjithë atje i ke," tha Aktori Mehdi Malkaj./Dosja.al
mehdi malkaj
Aktualitet
29 July 2026, 20:22
E. D
TIRANË- Një protestues, duke folur në fjalimin e saj në podiumin para Kryeministrisë, denoncoi gjendjen skandaloze të ...
Aktualitet
29 July 2026, 20:07
E. D
Ilir Xhemalaj
TIRANË- Aktivisti Ilir Xhemalaj tha se nuk do të largohen nga sheshi derisa kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen...
Aktualitet
29 July 2026, 19:59
E. D
TIRANË- Me thirrjet “Opozitë e shitur" dhe "Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë", protestuesit kanë marshu...
Aktualitet
29 July 2026, 19:43
E. D
TIRANË- Një pensionist u shpreh se Rama duhet të largohet një orë e më parë, ndërsa nënvizoi se protesta i ka vra...
Aktualitet
29 July 2026, 19:30
E. D
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur në ditën e 60-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht protestuesit ja...
Aktualitet
29 July 2026, 19:15
Dy muaj tubime të përmbrëmshme poshtë zyrës së kryeministrit vështirë të fshihen, kur ato ndodhin mu përpara...
Aktualitet
29 July 2026, 18:37
E. D
Imazh i plantacionit të bastisur të marijuanës
SPANJË- Policia Kombëtare dhe oficerët e Rojes Civile (Guardia Civil) n&...
Aktualitet
29 July 2026, 18:25
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Një aksident fatal ka ndodhur këtë mërkurë në fshatin Torovicë, në Lezhë, ku ...
Aktualitet
29 July 2026, 17:57
G.M
Skënder Hitaj
TIRANË- Policia e Shtetit ka anuluar garën për emërimin e drejtorëve të tre departamenteve kryesore të...
Aktualitet
29 July 2026, 17:20
E. D
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka pranuar pjesërisht kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të një organizate k...