Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme. Mollë sherri mes dy biznesmenëve është bërë një tokë, pranë hotel Regina që është në zotërim të biznesmenëve të Delta Group. Konkretisht punonjës të 'Swat Security' bashkë me persona të tjerë të Luan Muçës shkuan të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe u përballën me njerëzit e Bedinajt.
VLORË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, kanë reagua pas përplasjeve në Vlorë të biznesmenëve Vasil Bedinaj i Regina Hotel dhe Luan Muça i Delta Group. Gjatë fjalës së tij, Lamallari tha se policia po punon me prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të përfshirë në konfliktin e armatosur në resortin "Regina Palm" në Vlorë.
"Ajo çfarë është e rëndësishme, pa hyrë në çështje operacionale, që i takojnë Policisë së Shtetit, është reagimi i menjëhershëm, i shpejtë i Policisë së Shtetit. Siç e tha drejtori, edhe tani që po flasim vijojnë veprimet hetimore. Pati menjëherë persona të arrestuar, persona të cilët janë ende në kërkim dhe besoj do të gjenden dhe do të vihen para drejtësisë. Policia e Shtetit mbetet në dispozicion të ligjit dhe të gjitha udhëzimeve të prokurorit të çështjes për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe, patjetër, për vënien para përgjegjësisë të autorëve të përfshirë në këtë situatë", u shpreh Lamallari.
Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha se verifikimet për pretendimet e të gjitha palëve po vijojnë.
"Ngjarja e Vlorës ishte një ngjarje që, në marrjen e njoftimit në momentin e parë, u angazhuan shumë shpejt forcat policore. U bë i mundur ndalimi dhe kapja në flagrancë e disa prej autorëve, të cilët u vunë menjëherë në masën e arrestit në flagrancë. Vazhdoi hetimi për orë të tëra dhe, edhe në këto momente që jemi së bashku, vazhdojnë veprimet procedurale, edhe në bashkëpunim me prokurorinë. Është një ngjarje që vërtet ka marrë vëmendje të madhe, por nga ana e Policisë, edhe në deklaratën e parë që u dha dje nga drejtori vendor, vazhdon verifikimi i pretendimeve të të gjitha palëve për kryerjen e veprimeve", deklaroi Hita.
Si ka ndodhur ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme. Mollë sherri mes dy biznesmenëve është bërë një tokë, pranë hotel Regina që është në zotërim të biznesmenëve të Delta Group. Konkretisht punonjës të 'Swat Security' bashkë me persona të tjerë të Luan Muçës shkuan të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe u përballën me njerëzit e Bedinajt. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.
Përplasja nuk u mbyll aty, pasi gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement, tre prej tyre janë aksidentuar, ku makina tip 'Range Rover' me të cilën udhëtonin u përmbys. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Në 'Range Rover' u gjet gjatë kontrolleve një armë zjarri tip pistoletë. Veç aksidentit gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit./Dosja.al
Zjarri ne Levan FIER- Vatra e zjarrit e regjistruar ditën e sotme në Levan të Fierit ka vendosur në alarm banorët e kësaj zon...
Vatra e zjarrit NIKËL- Një tjetër vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Qinam, në Nikël...
Pamje nga zjarri FIER- Vatra e zjarrit në zonën e Qafës së Koshovicës në Fier paraqitet kritike. Sipas informacioneve parapra...
pamje nga protesta TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar pas rreth 72 orësh në qeli 14 protestuesit e arrestuar pas përplasjeve me ...
Pamje nga zjarri FIER- Vatra e zjarri e regjistruar ditën e sotme, që ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ul...
Pamje nga dëmet DEVOLL- Një stuhi e fuqishme breshëri ka goditur fshatin Dobranj, duke shkaktuar dëme të mëdha në tokat ...
TIRANË- Bulevardi kryesor i Tiranës u përket çdo mbrëmje “flamingove”. Janë orët e pasdites së vonë...
Varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Fotografi nga arkivi. Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore n&eum...
Pamje nga operacioni HIMARË- Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi dyshohet se ka q&eum...
Flamuri i BE-së dhe i Kosovës. Fotografi nga arkivi. Në takimin joformal mes ministrave për çështje evropiane të Bashk...