LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasja mes biznesmenëve për pronën në Palasë/ Kadastra: I jemi drejtuar SPAK, kishim dyshime për falsifikim dokumentesh

Ajo që nisi si një përballje mes dy biznesmenësh, u shndërrua brenda pak minutash në një konflikt verbal dhe fizik, deri në përdorimin e armëve.

8 September 2026, 07:55 Nga E. D

Përplasja mes biznesmenëve për pronën në Palasë/

TIRANË- Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar për herë të parë lidhur me konfliktin pronësor që çoi në përplasjen me armë mes dy biznesmenëve, Vasil Bedinaj i Regina Hotel dhe Luan Muça i Delta Group. Në përgjigje të emisionit "Top Story" në Top Channel, ASHK deklaron se kjo pronë është kallëzuar në SPAK prej Kadastrës në vitin 2025, nën dyshimin për falsifikim. 

"Për këtë titull pronësie, në kuadër të verifikimeve administrative të kryera dhe për çështje që kërkojnë vlerësim nga organet kompetente, ASHK ka përcjellë në vitin 2025 pranë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, dokumentacionin përkatës duke qenë se ka pasur dyshime të arsyeshme për një falsifikim të mundshëm", thuhet mes të tjerash në reagimin e Kadastrës. 

Sipas Kadastrës, zona në fjalë i përket Zonës Kadastrale nr. 1739, ku regjistrimi fillestar ende nuk ka përfunduar dhe pritet të mbyllet brenda vitit 2027. ASHK sqaron se kompania “Delta” sh.a. ka depozituar gjatë viteve 2019–2021 dokumentacion për disa tituj pronësie, të lidhur me kontrata shitblerjeje, vendime të ish-komisioneve të kthimit të pronave, vendime gjykatash dhe AMTP.

Ndërkohë, më 24 korrik 2024 është regjistruar një leje ndërtimi për resortin “Delta Falaise Resort & Village, Zona 1”, e cila, sipas ASHK-së, është e vetmja leje e regjistruar deri tani për këtë çështje. Për subjektin tjetër të përfshirë në konfliktin pronësor, ASHK thotë se nuk rezulton të ketë paraqitur kërkesë apo të jetë pajisur me vërtetim pronësie për zonën në fjalë. Megjithatë, në të njëjtën zonë është lëshuar në korrik 2024 një vërtetim pronësie në emër të një individi tjetër, me origjinë nga një vendim i ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Deklarata e plotë:

Sipas ASHK, thuhet se Subjekti “Delta” sh.a., e Muçës, në vitin 2019, e më tej 2020, 2021 ka depozituar dokmentacion ligjor për disa tituj pronësie të fituar nëpërmjet kontratave të shitblerjes, origjina e të cilëve lidhet me vendime të ish-komisioneve të kthimit të pronave, me vendime gjykate dhe me AMTP.

Gjithashtu, është regjistruar në regjistrin e veçantë të lejeve të ndërtimit në datë 24.07.2024 leja e fituar nga subjekti në fjalë, për resortin “Delta Falaise resort & village, zona 1”, dhe kjo është e vetmja leje e regjistruar deri më sot lidhur me çështjen e interesit tuaj.

Sa i përket subjektit tjetër të përfshirë në konfliktin e pretendimeve pronësore me subjektin “Delta” sh.a., nga verifikimi i të dhënave të administruara nga ASHK rezulton se për zonën në fjale, nuk është paraqitur kërkesë dhe nuk është lëshuar shërbim për pajisje me vërtetim pronësie në emër të këtij subjekti.

Por rezulton ndërkohë, se po aty është paraqitur kërkesë dhe është lëshuar në korrik 2024 vërtetim pronësie në emër të një individi tjetër, për një titull pronësie, origjina e të cilit rrjedh nga një vendim i ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

“Për këtë titull pronësie, në kuadër të verifikimeve administrative të kryera dhe për çështje që kërkojnë vlerësim nga organet kompetente, ASHK ka përcjellë në vitin 2025 pranë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, dokumentacionin përkatës duke qenë se ka pasur dyshime të arsyeshme për një falsifikim të mundshëm”, sqarohet më tej.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, paraqitur në mbështetje të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Agjencia Shtetërore e Kadastrës sqaron sa më poshtë:

Referuar përcaktimit të bërë në kërkesën tuaj për zonën “mes Drimadhës dhe Palasës”, sqarojmë se kjo hapësirë i përket Zonës Kadastrale nr. 1739, për të cilën procesi i regjistrimit fillestar, në Marrëveshje midis ASHK dhe Bashkisë Himarë, pritet të përfundojë brenda vitit 2027.

Në lidhje me dokumentacionin që lëshohet nga ASHK në rast interesimi për zhvillim të pronës, sqarojmë se, në zonat kadastrale ku nuk ka përfunduar ende regjistrimi fillestar, vërtetimi i pronësisë/vërtetimi hipotekor është prova se subjekti ka depozituar pranë ASHK-së dokumentet ligjore që disponon për titullin e pronësisë,.

Në kuptim të nenit 19, të Ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, pikës 24 të VKM nr. 782/2020, të ndryshuar, këto vërtetime janë të vlefshme për përdorim nga pronari dhe autoritetet publike deri në përfundimin e procesit të regjistrimit fillestar.

Sqarojmë po ashtu se regjistrimi fillestar është procesi nëpërmjet të cilit shqyrtohen dhe evidentohen titujt e pronësisë dhe, për titujt që plotësojnë kushtet ligjore për regjistrim, të dhënat përkatëse pasqyrohen në kartelën e pasurisë dhe në hartën kadastrale të zonës.

Nga të dhënat e administruara rezulton se:

Subjekti “Delta” sh.a. në vitin 2019, e më tej 2020, 2021 ka depozituar dokmentacion ligjor për disa tituj pronësie të fituar nëpërmjet kontratave të shitblerjes, origjina e të cilëve lidhet me vendime të ish-komisioneve të kthimit të pronave, me vendime gjykate dhe me AMTP. Gjithashtu, është regjistruar në regjistrin e vecante të lejeve të ndërtimit në datë 24.07.2024 leja e fituar nga subjekti në fjalë, për resortin “Delta Falaise resort & village, zona 1”, dhe kjo është e vetmja leje e regjistruar deri më sot lidhur me çështjen e interesit tuaj.

Sa i përket subjektit tjetër të përfshirë në konfliktin e pretendimeve pronësore me subjektin “Delta” sh.a., nga verifikimi i të dhënave të administruara nga ASHK rezulton se për zonën në fjale, nuk është paraqitur kërkesë dhe nuk është lëshuar shërbim për pajisje me vërtetim pronësie në emër të këtij subjekti. Por rezulton ndërkohë, se po aty është paraqitur kërkesë dhe është lëshuar në korrik 2024 vërtetim pronësie në emër të një individi tjetër, për një titull pronësie, origjina e të cilit rrjedh nga një vendim i ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Për këtë titull pronësie, në kuadër të verifikimeve administrative të kryera dhe për çështje që kërkojnë vlerësim nga organet kompetente, ASHK ka përcjellë në vitin 2025 pranë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, dokumentacionin përkatës duke qenë se ka pasur dyshime të arsyeshme për një falsifikim të mundshëm.

Për sa i përket kërkesës për vënien në dispozicion të kopjeve të dokumenteve origjinale të pronësisë apo dokumentacionit arkivor të subjekteve private, ASHK është e detyruar të respektojë parashikimet e ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe dispozitat e ligjit nr. 111/2018 “Për Kadastrën”, të cilat ndalojnë që dokumentacioni individual mbi një pasuri t’i vihet në dispozicion kujtdo tjetër përveç pronarëve/titullarëve të të drejtave pronësore ose personave që provojnë se kanë një interes të ligjshëm mbi pasurinë përkatëse”./Dosja.al

agjencia shtetërore e kadastrës

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin