23 September 2026, 12:32
Nga E. D
Vlora Hyseni, Ergys Agasi
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës SPAK caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie". Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka gjetur në makinën e Ergys Agasit, 9 faqe word me diagrame, dokumente sekrete të Shërbimit Informativ Shtetëror, gjatë kontrolleve që u ushtruan në “Equos Resort” më datë 22 korrik.
Po ashtu bëhet me dije se biznesmeni i arrestuar për abuzimet me tenderët e AKSHI-t në seancë ka pranuar se dokumentet i përkisnin atij dhe se i kishte lënë me qëllim që t’i gjente SPAK.
Vlora Hyseni u pezullua nga detyra e drejtueses së SHISH dhe ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” si person në hetim për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit.
Hyseni dyshohet se me informacione sekrete ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.
Pas bërjes publike të akuzave, reagoi edhe Kryeministri Edi Rama nga SHBA, ku ndodhet në OKB. Ai bëri me dije se Hyseni do të largohej nga detyra, ndërsa Bajram Begaj miratoi dekretin për shkarkimin e menjëhershëm të saj nga drejtimi i SHISH./Dosja.al
vlora hyseni ergys agasi
Aktualitet
23 September 2026, 12:17
E.d
Vlora Hyseni, Ergys Agasi
TIRANË- Ish-shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni ndodhej jashtë vendit nd&eum...
Aktualitet
23 September 2026, 11:48
E.d
pamjet
VLORË- Situata nga zjarri në zonën e Akërnisë vijon të jetë problematike. Flakët janë përhapu...
Aktualitet
23 September 2026, 11:46
ismail shehu-kreu i kpp
TIRANË- Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) vijon të mbajë pezull një procedurë të rëndësis...
Aktualitet
23 September 2026, 10:23
E. D
Vlora Hyseni
TIRANË- Media investigative OCCRP raporton se Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e arrestit në shtëpi dhe pezullim...
Aktualitet
23 September 2026, 09:50
E. D
zjarret ne fier
FIER- Tre persona janë identifikuar nga Policia e Fierit si të dyshuar për zjarrvënie në disa zona të qarkut,...
Aktualitet
23 September 2026, 09:44
E. D
pamjet
DURRËS- Ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit që përfshiu mbrëmjen e kaluar zonën e Shën P...
Aktualitet
23 September 2026, 08:42
E. D
foto ilustruese
QIPRO- Situata e paqëndrueshme në Izrael dhe ndjenja e zgjatur e pasigurisë pas sulmeve të 7 tetorit 2023 dhe luft&eum...
Aktualitet
23 September 2026, 08:38
E. D
SARANDË- Dy persona janë arrestuar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u kapën duke tentuar të transportonin kundrejt pagesës ...
Aktualitet
23 September 2026, 08:36
E. D
Kandidati kryesor i AfD-së, Ulrich Siegmund, feston me udhëheqësit e AfD-së, Alice Weidel dhe Tino Chrupalla
GJERMANI- Afërsisht 4...
Aktualitet
23 September 2026, 08:15
E. D
Iris Luarasi, Egla Ceno
TIRANË- Një ditë pasi foli në protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktorja Egla...