4 August 2026, 20:28
Nga D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Një emigrant dibran me banim në Itali ka lëshuar akuza të ashpra ndaj klasës politike shqiptare, duke iu drejtuar edhe protestuesve për qëndresën e tyre.
Gjatë protestës para Kryeministrisë, inxhinieri i pyjeve, i cili ka qenë dikur punonjës i qeverisë "Rama 1", u shpreh se u detyrua të linte atdheun pasi nuk pranoi të vidhte tokën dhe popullin e tij.
Ai theksoi gjithashtu se diaspora po dëmtohet rëndë nga sistemi aktual dhe se shqiptarët e larguar po pëunojnë dhe kontribuojnë, por pa mbështetjen e duhur institucionale.
Në fjalën e tij, ai deklaroi se kishte ardhur nga Italia me familjen për pushime, por vendosi t'i mbyllte ato në shesh, duke etiketuar Sali Berishën dhe Edi Ramën si dy tradhtarët më të mëdhenj të popullit.
“Ju falënderoj të gjithë qëndrestarëve, atyre nënave me fëmijë të vegjël dhe personave me aftësi të kufizuara, që nuk e braktisën këtë shesh. Këtu po shkruhet historia e re e Shqipërisë. Këta pas meje janë tradhtarët më të mëdhenj të kombit.
Jam inxhinier pyjesh. Kam qenë punonjës i qeverisë ‘Rama 1’. U detyrova të largohem nga atdheu, sepse duhej të vidhja, por nuk mund të vidhja tokën dhe popullin tim. Sistemi që ndërtuan këta na detyroi të emigrojmë.
Sot edhe shqiptarëve të diasporës u kanë futur thikën pas shpine, duke u shkaktuar dëme të mëdha. Nëse një shqiptar sillte 100 mijë euro, fitonte 50 milionë lekë, ndërsa tani i humb ato. Kam ardhur nga Italia me familjen për pushime dhe do t’i mbyll ato këtu, në protestë. Dy tradhtarët më të mëdhenj të popullit janë Berisha dhe Rama. Flas me fakte”, u shpreh ai./Dosja.al
protesta e 66-të
Aktualitet
4 August 2026, 20:08
D.S
Turistet
SARANDË- Dy turistët gjermanë, të cilët humbën orientimin gjatë eksplorimit të malit të &...
Aktualitet
4 August 2026, 20:16
E.d
Pamje
TIRANA- Pankartat pikante ndaj qeverisë dhe lidërve të caktuar politik nuk kanë munguar as në ditën e 66-të t&eum...
Aktualitet
4 August 2026, 19:57
E.d
Imami Bekir Halimi
TIRANA- Imami Bekir Halimi, i cili u shpall non grata nga Ministria e Brendshme, duke i ndaluar hyrjen në Shqip&eum...
Aktualitet
4 August 2026, 19:50
D.S
Valon Bela dhe imamin Bekir Halimi
TIRANË- Vendimi i Ministrisë së Brendshme për të shpallur "non grata" analistin Valon Bel...
Aktualitet
4 August 2026, 19:43
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Nën thirrjet "Rama,...
Aktualitet
4 August 2026, 19:30
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa finalizojnë ditën e...
Aktualitet
4 August 2026, 19:12
D.S
Mali i Çikës
SARANDË- Dy turistë kanë humbur orientimin gjatë eksplorimit të malit të Çikës dhe kan&e...
Aktualitet
4 August 2026, 18:54
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Vala e të nxehtit dhe mungesa e plotë e reshjeve do ta mbajnë Shqipërinë nën rrezik të...
Aktualitet
4 August 2026, 18:34
E.d
Pamje
MALLAKASTRA- Situata me zjarrin në Rriban të Mallakastrës është përshkallëzuar, ndërsa autoritetet p&eum...
Aktualitet
4 August 2026, 18:11
D.S
Aeroporti i Vlores
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur zyrtarisht procedurat për zgjidhjen e parakohshme t&...