LIVE UPDATES
Aktualitet

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

Nga thashethemet rreth shkaqeve deri te akuzat kundër shtetit për mosreagim në kohën e duhur, disa nga informacionet që kanë dalë në publik nuk janë konfirmuar.

27 August 2026, 08:23 Nga I.A

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

Derisa zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për t’i shuar zjarret në disa vende në Serbi, në rrjetet sociale dhe në disa media po përhapen pretendime të ndryshme rreth shkaktarit të zjarreve. Nga thashethemet rreth shkaqeve deri te akuzat kundër shtetit për mosreagim në kohën e duhur, disa nga informacionet që kanë dalë në publik nuk janë konfirmuar.

Radio Evropa e Lirë ka hulumtuar se çfarë dezinformimi po e shoqëron luftën kundër zjarreve.

Një "top zjarri" u lëshua gjoja nga Kosova në Serbi.

Disa portale dhe media proqeveritare në Serbi raportuan më 23 gusht se gjoja një pajisje ndezëse është lëshuar nga Kosova për të shkaktuar zjarr në Serbi.

Ato iu referuan informacioneve jozyrtare dhe një videoje që dyshohet se tregon rënien e atij mjeti.

Një ditë më vonë, presidenti Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite në Kralevë, në Serbinë qendrore, deklaroi se ishte gjetur një “armë me parashutë”.

“Qëllimi është i qartë, por hetimi është ende duke vazhduar”, tha Vuçiq, kur u pyet nga një gazetar në lidhje me “topin e zjarrit” gjoja të lëshuar nga Kosova.

Ai nuk specifikoi se nga është lëshuar apo ku është gjetur, por tha se "kemi forca të konsiderueshme në atë zonë, kështu që të gjithë po kryejnë hetime".

Tri ditë pas akuzave për gjetjen e një “arme parashutë”, autoritetet serbe nuk dhanë hollësi të mëtejshme.

Sipas Vuçiqit, hetimi po kryhet nga autoritetet kompetente të policisë, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) dhe Agjencia e Sigurisë Ushtarake (VBA).

Radio Evropa e Lirë dërgoi kërkesa në të tri adresat me pyetje në lidhje me hetimin, por nuk e mori asnjë përgjigje.

Përgjigje nuk dha as Zyra e Prokurorit Themelor në Novi Pazar, për të cilën mediat raportuan se kishte urdhëruar një hetim.

Menjëherë pas publikimit të pretendimit për një pajisje ndezëse nga Kosova, Policia e Kosovës i hodhi poshtë akuzat.

“Asnjë lloj arme e tillë, siç është paraqitur në media, nuk është përdorur nga autoritetet e Republikës së Kosovës”, tha Policia e Kosovës.

Gjithashtu u tha se njësitë e Policisë së Kosovës nuk vunë re asgjë të ngjashme të hedhur nga Kosova në territorin serb.

Lajmi për pajisjen e dyshuar ndezëse nga Kosova u publikua një ditë para vizitës së Vuçiqit në Distriktin e Rashkës - Novi Pazar, Rashkë, Kralevë, të cilat janë në rrugë drejt kufirit me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vizitoi më 23 gusht me helikopter zonën e shkretëtirës së Delibllatit, ku zjarri i parë shpërtheu më 21 korrik, ndërsa situata u përkeqësua nga 5 gushti.

Pas vizitës, Vuçiq, gjatë një bisede me zjarrfikësit, tha se përmasat e shkatërrimit të bimësisë dhe pyjeve janë të mëdha.

Por, ai ndau edhe një vlerësim nga vetja.

“Është shumë e çuditshme, në njëfarë mënyre është e shpërndarë me pika. E pashë edhe në ato pjesët që keni prerë; zjarri kalon në një pjesë të vogël dhe pastaj nuk ka më asgjë, gjithçka është e gjelbër, dhe pastaj përsëri një pikë, gjithçka është e zezë nga zjarri… është vërtet e çuditshme”, tha Vuçiq.

“Sikur njeriu të ishte një teoricien i marrë konspiracionesh, mund t’i shkonte mendja për gjithfarë gjërash”, shtoi ai.

Megjithatë, ai tha se ka dëgjuar se problemi më i madh ka qenë era, e cila ka ndryshuar drejtim.

“Sapo arrini të shpëtoni një pjesë, zjarri shkon në një tjetër. Era ndryshon drejtim brenda ditës”, tha Vuçiq.

Nuk pati asnjë reagim zyrtar ndaj këtyre akuzave nga presidenti.

Por, para deklaratës së tij, autoritetet po shpjegonin se si po përhapej zjarri.

Kështu, drejtori i përgjithshëm i kompanisë për mbrojtjen e pyjeve "Vojvodinašume", Roland Kokai, deklaroi më 8 gusht se zjarri në shkretëtirën e Delibllatit nuk ishte specifik, pasi atje era fryen në tri drejtime.

Ai deklaroi se zjarri është për këtë arsye i paparashikueshëm dhe se, meqenëse është një pyll me pisha, një boç pishe mund të fluturojë shumë larg si një zjarr i egër.

"Era fryn nga ky drejtim një herë, pastaj ndryshon drejtim dhe nuk mund të kontrollohet", tha Kokai në atë kohë.

Gjithashtu, sipas një deklarate nga "Vojvodinašume" më 6 gusht, atë ditë pati temperatura të larta dhe erëra me forcë dhe drejtim të ndryshueshëm, të cilat çuan në përhapjen dramatike të zjarrit.

Ekspertët thonë se druri i pishës digjet shpejt dhe fort, shpesh si flakë, për shkak të sasisë së madhe të rrëshirës, gjilpërave të thata dhe koneve.

Në mediat sociale, disa komente rreth shkaqeve të zjarrit në shkretëtirën e Dellibatit deklaruan gjithashtu se duhet të hetohet nëse investime, si ndërtimi i një parku, ishin planifikuar në zonë.

Më 26 gusht, ministrja e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Handanoviq, iu përgjigj këtyre akuzave duke pretenduar se nuk ishte planifikuar ndërtimi i ndonjë parku.

“Zjarri nuk ‘liron hapësirë’ për ndërtim. Delliblati mbetet një burim natyror i mbrojtur”, tha ajo në Instagram.

Vuçiq tha gjithashtu, më 23 gusht, se ishte gënjeshtër që zjarret në Delliblat ishin vënë qëllimisht për investime, ose më saktë sepse në zonë u gjetën naftë dhe gaz.

“Do të doja të ishte gjetur naftë dhe gaz, madje më dhanë një raport nga njësitë e helikopterëve se ishte e pamundur që zjarri të shpërthente në atë mënyrë dhe se duhet të ketë fusha nëntokësore gazi diku, por nuk ka asgjë nga gazi ose nafta”, pohon Vuçiq.

Më 22 gusht, Zyra e Prokurorit të Lartë Publik (ZLP) në Beograd njoftoi se do të lëshonte një urdhër për të identifikuar dhe ndjekur penalisht personat që po përhapin lajme të rreme në lidhje me zjarrin në shkretëtirën e Delliblatit në mediat sociale.

Prokuroria deklaroi se urdhërarresti u lëshua për shkak të dyshimit se këta individë kryen veprën penale të shkaktimit të panikut dhe trazirave, por nuk specifikoi se për cilat deklarata specifike bëhej fjalë.

Departamenti Special i Prokurorisë së Shtetit për Krimet e Teknologjisë së Lartë nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë në lidhje me rezultatet e atij hetimi deri në kohën kur u botua ky artikull.

Kodi Penal i Serbisë përcakton se kushdo që, duke paraqitur dhe përhapur lajme dhe pretendime të rreme, shkakton panik ose prishje serioze të rendit publik, ose pengon ndjeshëm zbatimin e masave nga autoritetet shtetërore, dënohet nga tre muaj deri në tre vjet burgim dhe me gjobë.

Ligji gjithashtu përcakton se nëse vepra kryhet përmes medias ose mjeteve të ngjashme ose në një tubim publik, kryesi do të dënohet për gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim./REL

kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin