23 July 2026, 08:29
Nga E. D

HIMARË- Në Himarë, në bregdetin jugor të Shqipërisë, një elektricist humbi jetën ndërsa përpiqej të riparonte një linjë elektrike të dëmtuar nga stuhia. Policia shqiptare njoftoi gjithashtu se në rajonin jugor të Sarandës është gjetur trupi i pajetë i një peshkatari 61-vjeçar.
Sipas raportimeve të mediave shqiptare, varka e tij ishte përmbysur nga stuhia. Po sipas këtyre raportimeve, në Sarandë tre persona u dërguan në spital me lëndime të shkaktuara nga pemët e rrëzuara dhe godtije nga copa xhamash të thyer.
Në Maqedoninë e Veriut, erërat e stuhishme arritën shpejtësi deri në 134 kilometra në orë. Në kryeqytetin Shkup, sipas autoriteteve, u plagosën më shumë se 30 persona, u dëmtuan 100 automjete dhe u shkulën 189 pemë. Gjithashtu u dëmtuan ndërtesa e Presidencës, disa ministri dhe aeroporti.
Në Bosnje, rajoni jugor i Hercegovinës ishte më i godituri. Kryetari i komunës së Nevesinjës, Milenko Avdaloviq, deklaroi për televizionin boshnjak RTRS se stuhia ka shkaktuar "dëme të mëdha” në fushat bujqësore dhe pemishtet. Në fshatrat e prekura, "fermerët tanë praktikisht nuk do të kenë më asgjë për të korrur”, tha ai.
Shkencëtarët vlerësojnë se ngjarjet ekstreme të motit, si stuhitë, po bëhen gjithnjë e më të fuqishme dhe më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor./DW
moti i keq
Aktualitet
23 July 2026, 07:58
E. D
TIRANË- Pavarësisht reformës së thellë në drejtësi dhe procesit shumëvjeçar të rivlerësimit të m...
Aktualitet
23 July 2026, 07:25
E. D
TIRANË- Sot mbahet protesta e 54-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët shprehen se janë të vend...
Aktualitet
23 July 2026, 07:21
E. D
TIRANË- Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar për lejeqëndrimi në Shqipëri për 6 muajt e par&e...
Aktualitet
23 July 2026, 07:18
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shteti po jep çdo vit më pak para nga buxheti për të mbuluar fondet që nuk sigurohen skemën e ...
Aktualitet
23 July 2026, 07:12
E. D
TIRANË- Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthj...
Aktualitet
22 July 2026, 22:40
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një efektiv policie është dhunuar ...
Aktualitet
22 July 2026, 22:35
E.d
Foto ilustruse
Autoritetet në Kosovë njoftuan se i kanë ndaluar dy zyrtarë të Ministrisë së Brendshme nën dyshimin ...
Aktualitet
22 July 2026, 22:30
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Çmimi i naftës është rritur sërish dhe këtë herë ka shkuar në 206 lekë...
Aktualitet
22 July 2026, 22:25
G.M
Foto
TIRANË- Jona Suli është emëruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit, pas shkarkimit nga detyra të...
Aktualitet
22 July 2026, 21:48
G.M
Foto ilustruese
MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të ulë përkohësisht akcizën e karburanteve, me synim zbutje...