Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Stuhia godet juglindjen, biznese të përmbytura dhe bagëti të vrara nga rrufeja, probleme në Elbasan, Korçë e Pogradec
Reshjet intensive të shiut, të shoqëruara me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike përmbytën biznese e ambiente private, ndërsa rrugë të ndryshme u mbuluan nga uji, duke vështirësuar qarkullimin.
24 July 2026, 21:56Nga G.M
Pamje
ELBASAN-Stuhia e fuqishme që përfshiu juglindjen e vendit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të Elbasanit, Korçës dhe Pogradecit. Reshjet intensive të shiut, të shoqëruara me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike përmbytën biznese e ambiente private, ndërsa rrugë të ndryshme u mbuluan nga uji, duke vështirësuar qarkullimin.
Mesohet se në disa zona pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa autoritetet ndërhynë për normalizimin e situatës. Ndërkohë, rrufetë shkaktuan dëme edhe në sektorin e blegtorisë, ku disa krerë bagëti u goditën dhe ngordhën.
Ekipet në terren po verifikojnë dëmet e shkaktuara nga moti i keq, ndërsa banorët dhe bizneset e prekura po përballen me pasojat e stuhisë. Meteorologët paralajmërojnë se kushtet atmosferike pritet të mbeten të paqëndrueshme edhe në orët në vijim./Dosja.al