31 July 2026, 16:30
Nga G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria ka miratuar një tarifë të re për shënjimin e karburanteve, e cila mund të sjellë një rritje të çmimit të naftës dhe benzinës në pikat e furnizimit.
Sipas vendimit, kompanitë që importojnë, tregtojnë dhe shpërndajnë karburante do të paguajnë një tarifë prej 6.5 euro për çdo 1 mijë litra, ose rreth 0.75 lekë për litër, me TVSH të përfshirë. Tarifa do të mblidhet nga shoqëria “ALBTrace CO”, e cila do të jetë përgjegjëse për procesin e shënjimit të lëndëve djegëse. Masa është pjesë e rregullave të reja të miratuara nga qeveria për monitorimin, kontrollin dhe gjurmueshmërinë e karburanteve në të gjithë zinxhirin e furnizimit, me synim rritjen e transparencës dhe luftën kundër abuzimeve në treg.
Tarifa do të zbatohet për të gjitha subjektet që importojnë, prodhojnë, rafinojnë, magazinojnë, transportojnë, shpërndajnë ose tregtojnë karburante dhe që kanë detyrime fiskale për këto produkte. Mbikëqyrja e zbatimit të sistemit do të kryhet nga Administrata Doganore, e cila do të përdorë laboratorë të lëvizshëm, analiza në terren dhe sisteme monitorimi për të verifikuar cilësinë dhe përputhshmërinë e karburanteve me standardet ligjore.
Sistemi i ri i shënjimit do të nisë të zbatohet pas përfundimit të një periudhe tranzitore prej 6 muajsh nga hyrja në fuqi e vendimit. Kujtojmë se shërbimi i markimit të karburanteve u krye nga një kompani private nga viti 2013 deri në vitin 2024, ndërsa më pas kaloi në përgjegjësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave./Dosja.al
karburant
Aktualitet
31 July 2026, 16:26
E.d
Pamje
Një gjykim në mungesë ka nisur të premten në Gjykatën e Prishtinës kundër 21 personave të akuzuar pë...
Aktualitet
31 July 2026, 16:04
E.d
Pamje nga vendngjarja
MALLAKASTRA- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, gj&eum...
Aktualitet
31 July 2026, 16:06
G.M
KOSOVË- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur edhe këtë vit festivalin 'Sunny Hill' në Prishtin&eu...
Aktualitet
31 July 2026, 15:18
E.d
Elton Qyno
TIRANË- Rrjeti rajonal SafeJournalists ka dënuar sulmin ndaj gazetarit investigativ Elton Qyno, i cili u kërcënua...
Aktualitet
31 July 2026, 14:12
G.M
Shtatorja e Ibrahim Rugovës, presidentit të parë të Kosovës, që gjendet përballë institucioneve qendrore të Kosov...
Aktualitet
31 July 2026, 13:50
E. D
Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar lidhur me hetimet ndaj Artur Shehut, duke e cilësuar të pajustifikuar sekuestrimin...
Aktualitet
31 July 2026, 13:10
G.M
Buqeta lulesh të vendosura pranë memorialit kushtuar të vrarëve në masakrën në Reçak të Shtimes.
KOSOVA- Buq...
Aktualitet
31 July 2026, 13:07
E. D
Elton Qyno
TIRANË- Policia e Tiranës, që prej mesditës së djeshme, ka shpallur në kërkim Rosela Nallbatin alias Ç...
Aktualitet
31 July 2026, 12:23
G.M
Pamje
GRAMSH- Një tragjedi e mundëshme në lumin Devoll është shmangur nga ndërhyrja në kohë e Shërbimit Z...
Aktualitet
31 July 2026, 12:08
G.M
Pamje nga aksidenti
GJIROKASTËR- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në asksin Gjirokastër-Tepelenë...