Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Kërcënoi se do hidhej nga lartësia, flet 40-vjeçarja: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën, nuk kisha zgjidhje tjetër
Ajo shtoi se merr një rrogën, 38 mijë lekë, e merr një herë në dy muaj e gjysmë.
12 February 2026, 16:01Nga E.d
Foto ilustruse
KUÇOVË- 40-vjeçarja Elona Bregu, punonjëse e një firme pastrimi në Kuçovë, e cila kërcënoi se do hidhej nga vinçi duke i dhënë fund jetës, ka folur për mediat. Ajo tha se e ndërmori këtë veprim, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.
Ajo shtoi se merr një rrogën, 38 mijë lekë, e merr një herë në dy muaj e gjysmë.
“Çfarë të bëjmë ne, ne na hoqi nga puna ai, ikëm lart. Atje do ta zgjidhësh vetëm te kulla, se në vend tjetër nuk e zgjidh zot. 38 mijë lekë, atë kam. Me një burrë të sëmurë, atë kam. Pse më hoqën nga puna, asgjë nuk bëra. Pse vajtëm kërkuam lekët në bashki, rrogën. Private është, gjysmë për gjysmë. Një herë në 2 muaj e gjysmë, 38 mijë lekë.", tha ajo./Dosja.al