20 December 2025, 15:57
Nga E.d
Foto ilustruese
DIBËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Dibër. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi gjatë kontrollit të automjetit u gjetën pajisje të ndryshme, të cilat shërbejnë për kompletimin e pajisjeve të lojërave të fatit, pa u shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Mbi dy të arrestuarit 54 dhe 40 vjeç, rëndon akuza për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Degës Doganore Bllatë, në hyrje të R.SH.-së, në Pikën e Kalimit kufitar Bllatë, kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin A.D., 40 vjeç, banues në Shkodër, dhe pasagjer shtetasin A.H., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën pajisje të ndryshme (kasa metalike, qarqe elektrike, çelësa, butona), të cilat shërbejnë për kompletimin e pajisjeve të lojërave të fatit, pa u shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve të lartpërmendur, A.D. dhe A.H., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
dibër pajisje të ndryshme të lojërave të fatit 2 persona
Aktualitet
20 December 2025, 15:40
Elton Qyno
Është rrahur keq në burgun e Reçit, Sokol Sanxhaktari, i dënuari me 15 vite burgim për akuzën e vrasjes së Florian L...
Aktualitet
20 December 2025, 15:11
E.d
Foto ilustruse
SARANDA- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Disa automjete, të cilat ishin të parkuara ...
Aktualitet
20 December 2025, 14:58
E.d
Foto ilustruese
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se 28 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit jan...
Aktualitet
20 December 2025, 14:51
E.d
Foto ilustruese
KORÇË- Policia ka kryer kontrolle në disa markete në Kolonjë, me qëllim ndalimin e tregtimit të k...
Aktualitet
20 December 2025, 14:27
D.S
Policia Kukës
KUKËS- Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar, banues në fshatin Mamëz të Kukësit...
Aktualitet
20 December 2025, 13:40
D.S
Kalimash- Morinë
KUKËS- Policia Rrugore e Kukësit, ka njoftuar përmes një njoftimi zyrtar, qytetarët që lëvizin n&e...
Aktualitet
20 December 2025, 13:37
E. D
pamje nga sherri
SHKODËR- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme mes adoleshentëve në Shkodër. Bëhet me dije se nx&eum...
Aktualitet
20 December 2025, 11:38
E. D
foto ilustruese
VLORË- Policia ka zbardhur ngjarja e ndodhur tre javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërthe...
Aktualitet
20 December 2025, 11:03
D.S
Interpol
SERBI- Një 23-vjeçare e shpallur në kerkim nga Interpoli që nga viti 2021, është arrestuar në Serbi. Rin...
Aktualitet
20 December 2025, 10:46
D.S
Porti i Vlorës
VLORË- Në prag të festave të fundvitit, numri i ardhjes së emigrantëve përmes portit të Brindis...