Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
U arrestua në Rinas pas shpalljes në kërkim nga autoritetet turke, nis seanca gjyqësore për Julide Yazici
Ajo u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, ku rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg për akuzat e dhënies së ndihmës logjistike për një organizatë terroriste dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste.
7 August 2026, 11:40Nga G.M
TIRANË- Në Gjykatën Penale të Tiranës ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë për shtetasen turke Julide Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht në aeroportin e Rinasit.
Ajo u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, ku rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg për akuzat e dhënies së ndihmës logjistike për një organizatë terroriste dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste.
Sipas informacioneve paraprake, Yazici është mësuese dhe ka marrë pjesë në protesta kundër presidentit turk Erdogan. Ajo raportohet se ka leje qëndrimi në Francë. Në seancën në Tiranë ajo po mbrohet nga dy avokatë, një shqiptar dhe një turk.
Avokati turk ka njoftuar edhe Ambasadën e Francës në Tiranë për ndalimin e saj dhe procedurat e ekstradimit. Gjykata pritet të vendosë për masën e sigurisë pasi të dëgjojë palët./Dosja.al