Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
VIDEO/ I zunë pritë për të vrarë Bitocin, por gruaja “e rregullt” nuk iku pa paguar kafet pas atentatit në Elbasan
Por një detaj i cili ka tërhequr vëmendjen në mes të kësaj situate kaotike ka qenë veprimi i gruas që shoqëronte autorin.
16 August 2026, 08:55Nga E.d
Pamje
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një person i identifikuar si Poli Boriçi 52-vjeç ka tentuar të vras me armë zjarri Ermir Këndezin, i njohur si Mir Bitoci, 50-vjeç. Bitoci ndodhej brenda ambienteve të lokalit, ku ka qëndruar për disa momente dhe më pas ka dalë jashtë lokalit. Por lëvizjet e tij janë ndjekur nga Poli Boriçi, i cili në ato momente ndodhej pikërisht në të njëjtin lokal, duke pirë kafe në shoqërinë e një gruaje.
Menjëherë pasi Bitoci është ngritur nga tavolina dhe largohet për të folur në telefon, autori ngrihet dhe del pas tij me armë, duke ia vënë në kokë. Në këto momente, Bitoci ka reaguar dhe ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi. Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autorit i është bllokuar arma në momentin që ka tentuar ta shkrepë.
Por një detaj i cili ka tërhequr vëmendjen në mes të kësaj situate kaotike ka qenë veprimi i gruas që shoqëronte autorin. Pas kësaj ngjarjes ajo është çuar qetësisht nga tavolina dhe ka paguar kafet që kishte konsumuar më parë me Poli Boriçin./Dosja.al