Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
VIDEO/ Ndërtoi ilegalisht një objekt në zonën e plazhit, arrestohet 47-vjeçari në Sarandë, pezullohet polici i zonës
Njëkohësisht, është pezulluar nga detyra Specialisti i Policimit në Zonë me iniciale A.N, dhe ka nisur procedim disiplinor ndaj tij për shkelje të rëndë.
2 September 2026, 12:38Nga G.M
Pamje nga ambjenti në Sarandë
SARANDË- Një 47-vjeçar me inicilae A.R, ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme, pasi po kryente punime në zonën e plazhit në mënyrë të paligjshmë. Sipas njoftimit të Policisë, janë sekuestruar 48 shezlongë dhe çadra nga hapësira e plazhit e cila administrohej pa leje nga 47-vjeçari.
Njëkohësisht, është pezulluar nga detyra Specialisti i Policimit në Zonë me iniciale A.N, dhe ka nisur procedim disiplinor ndaj tij për shkelje të rëndë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
"Sarandë/Po kryente punime për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në zonën e plazhit, në lagjen nr.4, arrestohet në flagrancë 47-vjeçari. Hiqen dhe sekuestrohen 48 shezlongë dhe çadra, nga hapësira e plazhit në këtë zonë, të cilën ky shtetas e administronte pa leje.
Pezullohet nga detyra Specialisti i Policimit në Zonë (SPZ), si dhe nisi procedimi disiplinor ndaj tij, për shkelje të rëndë. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Policisë konstatuan pranë plazhit “Shqiponja”, në lagjen nr.4, një sipërfaqe toke të sheshuar dhe të mbuluar me materiale ndërtimore.
Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo sipërfaqe toke po përgatitej për ndërtimin e një objekti me qëllime përfitimi, nga shtetasi A. R. Në përfundim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 47 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u pezullua nga detyra Specialisti i Policimit në Zonë (SPZ), shtetasi A. N., si dhe nisi procedimi disiplinor ndaj tij, pasi nuk ka konstatuar këtë paligjshmëri. Kontrollet dhe verifikimet në territor vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al