Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
"Viti 2008 ishte momenti kur demokracia u varros"/ Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar
Ai theksoi se vendit i duhet një sistem proporcional kombëtar, jo një sistem që mban në pushtet vetëm Ramën dhe partinë opozitare për t’i shërbyer njëra-tjetrës.
25 July 2026, 21:11Nga E.d
Pamje
TIRANA- Një qytetar tha në protestën e ditës së sotme se viti 2008 ishte momenti kur demokracia u varros dhe dy partitë e mëdha vulosën fatin e saj të hidhur. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se qytetarët nuk duan vetëm largimin e Ramës, por edhe rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar që ka vrarë demokracinë.
Ai theksoi se vendit i duhet një sistem proporcional kombëtar, jo një sistem që mban në pushtet vetëm Ramën dhe partinë opozitare për t’i shërbyer njëra-tjetrës. Në fund, protestuesi deklaroi se qytetarët po luftojnë për dinjitet dhe meritokraci, ndërsa klasa politike po lufton për vjedhje dhe që të mos përfundojnë në burg.
Qytetari:Ramën do ta rrëzojmë, por duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar që ka vrarë demokracinë. Viti 2008 ishte momenti kur demokracia u varros dhe dy partitë e mëdha vulosën fatin e saj të hidhur.
Na duhet një sistem proporcional kombëtar, jo një sistem që mban në pushtet vetëm Ramën dhe partinë opozitare për t’i shërbyer njëra-tjetrës. Ne luftojmë për dinjitet dhe meritokraci, ndërsa këta luftojnë për vjedhje dhe që të mos përfundojnë në burg./Dosja.al