17 March 2025, 16:19
Nga r.ll
kuvendi
TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas votimit në Kuvend të përbërjes së Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. AGSH ka shprehur zhgënjim për këtë votim në seancën e sotme plenare ndërsa shprehen në reagim se u zgjodh kryetar i Këshillit të RTSH, me konsensus politik zëdhënësi i Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Fatjon Hoxhalli.
Më tej thuhet se anëtarë të këshillit u zgjodhën edhe "zëdhënësi i zv.kryetarit të Parlamentit Blendi ÇUÇI; këshilltari i jashtëm i Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit; ish-zëvendësministri i Bujqësisë i Partisë Socialiste, i liruar nga detyra në 2024; një anëtar i Këshillit Kombëtar të PD; një ish-deputete e PD".
Sipas Asociacionit të Gazetarëve me zgjedhjen e shumicës së anëtarëve politikë, Parlamenti tregoi se interesat e ngushta partiake mbizotëruan mbi interesin publik.
REAGIMI I PLOTË:
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh zhgënjimin për votimin e së hënës në Parlament, ku u zgjodhën anëtarët dhe kryetari i ri i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
Në krye të Këshillit u zgjodh me konsensus politik zëdhënësi i Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Fatjon Hoxhalli. Ndërkohë, anëtarë të këshillit u zgjodhën edhe: zëdhënësi i zv.kryetarit të Parlamentit Blendi ÇUÇI; këshilltari i jashtëm i Kryetares së Kuvendit Elisa SPIROPALIT; ish-zëvendësministri i Bujqësisë i Partisë Socialiste, i liruar nga detyra në 2024; një anëtar i Këshillit Kombëtar të PD; një ish-deputete e PD.
Shkrirja e Këshillit Drejtues të RTSH pak javë më parë, me propozimin e Komisionit të Medias dhe me votimin e Parlamentit, u duk si një sinjal i qartë se palët politike kishin vendosur t’i jepnin fund paligjshmërive politike.
Por me zgjedhjen e shumicës së anëtarëve politikë, Parlamenti tregoi se interesat e ngushta partiake mbizotëruan mbi interesin publik.
Anëtarët e Komisionit të Medias dhe më pas të Parlamentit i mohuan sot publikut mundësinë që RTSH të jetë një institucion dinjitoz dhe i pandikuar politikisht.
Në seancën e sotme plenare, Kuvendi miratoi si kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së me 74 vota pro Fation Hoxhallin. Anëtarë janë zgjedhur Enio Cvici, Pano Xhixho, Alket Braho, Zamira Kita, Lorenc Vangjeli, Bujar Kapexhi, Osman Mula, Petrit Beci, Rajmonda Bulku dhe Robert Budina
asociacioni i gazetareve te shqiperise kuvendi keshilli drejtues i rtsh
Aktualitet
17 March 2025, 16:08
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Kosovë, për shkak të një grabitje ...
Aktualitet
17 March 2025, 16:10
E. D
pamje nga aksidenti
LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur mbasditen e sotme pranë mbikalimit të Patokut, ku dy automjete janë p&eu...
Aktualitet
17 March 2025, 15:55
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Një 29-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar deportimit pasi një gjykatës britanik vendosi se telefonatat në...
Aktualitet
17 March 2025, 15:27
N.F
Aksidenti
GREQI- Një aksident i rëndë në Greqi i mori jetën taksistit 47-vjeçarit shqiptar. Bashkëshortja e tij &...
Aktualitet
17 March 2025, 15:33
E. D
pamje nga aksidenti
PËRMET- Një aksident automobilistik ka ndodhur mbasditen e sotme në Përmet, ku si pasojë ka mbetur i plagosur ...
Aktualitet
17 March 2025, 15:23
r.ll
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelajn. Gjyqtari i...
Aktualitet
17 March 2025, 15:04
Dosja
Policia e shtetit
TIRANË - Qeveria ka vendosur për të tretën herë radhazi riapjen e procesit për kreditë e buta në ...
Aktualitet
17 March 2025, 14:57
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Ambasada e Shqipërisë në Paris ka njoftuar këtë të hënë se 15-vjeçarja nga Kos...
Aktualitet
17 March 2025, 13:07
B.Z
Policia
TIRANË - Një 30-vjeçar është shpallur nga Policia pasi akuzohet se ka djegur dy automjete. Bëhet fjalë pë...
Aktualitet
17 March 2025, 12:44
B.Z
Çopja dhe Mema
BRITANI - Media britanike "The Sun" i ka kushtuar së fundmi një artikull transportimit të të burgosurve shqiptar&...