13 May 2024, 17:24
Nga r.ll
autori dhe viktima
FIER- Vijojnë të zbardhen detaje të reja nga vrasja e efektiviti Novruz Cenalia në Fier, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim, Azgan alias Aslla Mërnica, si autor i dyshuar Raportohet se policia ka sekuestruar pamjet filmike të një kamere sigurie të një biznesi dhe po analizohen nga ekspertët. Ka dyshimet se viktima dhe autori mund të jenë njohur më parë.
Sipas informacioneve vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’ Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi.
Deri më tani sipas policisë, pista kryesore e hetimit është një konflikt çasti, ndërsa është përjashtuar pista e gjakmarrjes. Dyshohet se fillimisht viktima ka debatuar me autorin Azgan Mërnica për një kalim rruge me makinë. Ata kanë qenë duke kaluar të dy me automjet në rrugët e fshatit, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armëve. Raportohet se efektivi ishte duke shkuar në punë, pasi ishte sot turni i dytë, ndërsa është qëlluar me plumb në kokë nga autori i cili vijon të jetë në arrati.
Gjithashtu bëhet me dije se makina e Mërnicës, i cili e kishte lënë tek të afërmit, është gjetur dhe sekuestruar dhe vetë dyshohet se është arratisur në këmbë. Më herët, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30,000 euro shpërblim për këdo që ka informacion.
azgan mernica novruz cenalia kiri mernica vrasje ne fier
Aktualitet
13 May 2024, 17:03
S.B
Novruz Cenalia
FIER- Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Novruz Cenalia, ka tronditur edhe kolegët e tij. N&...
Aktualitet
13 May 2024, 16:56
r.ll
azgan mernica, novruz cenalia
FIER- Pas vrasjes së efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenalia në Fier, FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në ...
Aktualitet
13 May 2024, 16:33
S.B
pamje nga ngjarja
SARANDË- Një aksident ndodhi ditën e sotme në rrugën Sarandë-Delvinë. Janë identifikuar dy d...
Aktualitet
13 May 2024, 16:02
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Policia e Shtetit ka publikuar masat paraprake për mbarëvajtjen e protestës së thirrur ditën e nes&e...
Aktualitet
13 May 2024, 15:51
B.Z
Azgan Mërnica dhe Novruz Cenalia
FIER - Vrasja e policit të "Shqiponjave" në Baltëz të Fierit, Novruz Cenalia vijon të jet&eu...
Aktualitet
13 May 2024, 15:33
B.Z
Novruz Cenalia
FIER - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e efektivit të Policisë në Fier, Novruz Cenalia....
Aktualitet
13 May 2024, 15:36
r.ll
lorenc panganika
FIER- Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika ka reaguar lidhur me vrasjen e efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenaliaj...
Aktualitet
13 May 2024, 15:32
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë. Ra...
Aktualitet
13 May 2024, 15:28
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një 73-vjeçare u gjet pa shenja jete ditën e sotme në ...
Aktualitet
13 May 2024, 15:20
B.Z
Asllan (Azgan) Mernica
FIER - Personi që shihni në foton e mësipërme është Asllan (Azgan) Mernica i cili vrau me arm&eu...