12 August 2026, 10:40
Nga E.d
Viktima dhe Autori
KORÇË- Kristjan Sterjo, i riu i cili vrau me kallashnikov mikun e tij të fëmirisë Johan Zuko pasditen e 8 gushtit në qytetin e Korçës është paraqitur ditën e sotme nën masa të rrepta sigurie pranë Gjykatës së Korçës. Pas përfundit të seancës, gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Bëhet me dije se autori ka deklaruar para trupës gjykuese po të njëjtat gjëra si para grupit hetimor. Gjatë seancës gjyqësore ai ka qenë i qetë, ndërsa në fund të saj ka marrë fjalën dhe ka deklaruar së është penduar. Sipas të riu, qëllimi i tij nuk ka qenë vrasja, ndërsa ka pohur se është konflikuar me të ndjerin edhe më herët.
Më herët gjatë dëshmisë së tij para policisë, Sterjo ka deklaruar se konflikti me viktimën lidhej me disa episode të mëparshme, duke shtuar se ajo e cila ka sjellë agravimin e situatës ka qenë ngacmimi i të dashurës së tij.
Hetuesit po verifikojnë edhe konfliktet e mëparshme mes dy të rinjve, të cilët dyshohet se kishin pasur përplasje për shkak të rivalitetit mes tyre dhe pretendimeve se kush ishte "i forti i lagjes". Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./Dosja.al
kristjan sterjo vrasje deshmi
Aktualitet
12 August 2026, 10:46
D.S
Diellaa
TIRANË- Në shtator të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare...
Aktualitet
12 August 2026, 10:23
D.S
qendra tregtare "Adigeo" në Verona
ITALI- Autoritetet italiane kanë parandaluar një sulm të mundshëm terrorist duke ndaluar d...
Aktualitet
12 August 2026, 10:08
E.d
Viktima dhe autori
KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në burg Kristjan Sterjon, 20-vjeçarin i cili aku...
Aktualitet
12 August 2026, 10:02
D.S
Foto nga vendngjarja
SARANDË- Mëngjesin e kësaj të mërkure, një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën e Pest&eu...
Aktualitet
12 August 2026, 09:52
E.d
Pamje
PATOS- Zjarri në Drenije të Patosit vijon të jetë aktiv, ndërsa është zgjeruar ende më shumë gjat&e...
Aktualitet
12 August 2026, 09:51
D.S
TIRANË- Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, ndodhet sot në ishullin e ...
Aktualitet
12 August 2026, 09:19
E.d
Pamje
KORÇË- Kristian Sterjo, i riu i cili vrau me kallashnikov shokun e fëmirisë ka mbërritur nën masa t&eu...
Aktualitet
12 August 2026, 09:14
D.S
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga 25 vatrat e zjarrit të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej tyre mbeten ...
Aktualitet
12 August 2026, 09:08
E.d
Pamje
LURA- Forcat zjarrfikëse po vijojnë përballjen e tyre me flakët në Parkun Kombëtar të Lurës, ndërsa...
Aktualitet
12 August 2026, 08:22
D.S
Kruje
KRUJË- Vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh, vijon të j...