26 October 2026, 15:00
Nga DOSJA
JORDANI - Gianni Infantino përballet me akuza për përdorimin e Kongresit të Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC) në funksion të rizgjedhjes së tij për një mandat të katërt si president i FIFA-s. Kritikat vijnë nga Princi Ali bin Hussein, kreu i Federatës Jordaneze të Futbollit, i cili e cilësoi ditën e fundit të kongresit në Tokio si një aktivitet politik të iniciuar nga Infantino.
Gjatë takimit, presidenti i AFC-së, Sheikh Salman bin Ibrahim al-Khalifa, deklaroi se Azia është e bashkuar në mbështetje të kandidaturës së Infantinos. Por Princi Ali pretendon se delegatët nuk patën mundësi të ndërhynin, të bënin pyetje apo të diskutonin publikisht për këtë qëndrim.
“Mungesa e transparencës sjell mungesë llogaridhënieje. Presioni, kërcënimet apo ryshfetet e çdo lloji nuk duhet të tolerohen”, shkroi ai në rrjetin social X, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si u sigurua mbështetja e federatave aziatike.
Kjo nuk është përplasja e parë mes Princit Ali dhe Infantinos. Në gusht, zyrtari jordanez e akuzoi kreun e FIFA-s për shantazh, duke pretenduar se organizata i kishte ofruar ndihmë Jordanisë për zgjidhjen e problemeve të saj në këmbim të mbështetjes për kandidaturën e tij.
Ndërkohë, mbështetja e AFC-së për Infantino-n forcon pozitat e tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërsa në Evropë vazhdojnë kritikat dhe ende nuk është shfaqur një kandidat alternativ me mbështetje të konsoliduar. Polemikat shtohen pas dështimit të projektit FIFA Forward Enterprise, i cili parashikonte përfshirjen e investitorëve privatë në kompeticionet e futbollit botëror.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 October 2026, 14:30
ARSENAL - Ish-futbollisti i Liverpoolit dhe Arsenalit, Jermaine Pennant, ka përjetuar momente të frikshme pasi u sulmua nga një qen bari gjerman ...
Sport
26 October 2026, 14:00
ZVICER - Gianni Infantino synon të vijojë drejtimin e FIFA-s edhe për një mandat të katërt, duke deklaruar se gëzon mbës...
Sport
26 October 2026, 13:30
Mario Mitaj në një aksion gjatë ndeshjes ndaj Venezias
ITALI - Pritjes i ka ardhur fundi për Mario Mitajn. Mbrojtësi i Kombë...
Sport
26 October 2026, 13:00
ITALI - Roma po zhvillon paraqitje pozitive, por për të fituar Scudetton duhet të ketë më shumë lojtarë të nivelit t&eum...
Sport
26 October 2026, 12:30
SPANJE - Kush e meriton “Topin e Artë” 2026? Në prag të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, e planifikuar pë...
Sport
26 October 2026, 12:00
ANGLI - FC Barcelona do të dërgojë një delegacion të madh në Londër për të marrë pjesë në Gala...
Sport
26 October 2026, 11:30
FRANCE - Ansu Fati nuk po gjen qetësi nga dëmtimet. Sulmuesi i Monacos u detyrua të linte fushën që në minutën e 15-të t...
Sport
26 October 2026, 11:00
SPANJE - Kylian Mbappé përjetoi një mbrëmje të veçantë në “Camp Nou”. Sulmuesi francez shënoi dy go...
Sport
26 October 2026, 10:30
Pritja vendimtare ndaj gjuajtjes së Gerard Martín
SPANJE - Andriy Lunin nuk ishte parashikuar të ishte protagonist i El Clásico-s, po...
Sport
26 October 2026, 10:00
SPANJE - Jorge Valdano nuk ka dyshime për ndikimin që Kylian Mbappé ka te Real Madridi. Pas triumfit 2-1 ndaj Barcelonës në El Cl&aac...