30 October 2026, 19:54
Nga E.M

LOS ANGELES- Kompania mëmë e Instagram dhe Facebook, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me një tjetër adoleshente, e cila e akuzonte kompaninë se platformat e saj nxisnin varësinë dhe kishin ndikuar negativisht në shëndetin e saj mendor dhe në çrregullimet e të ngrënit.
E reja 18-vjeçare, e identifikuar me inicialet KDB, ka tërhequr akuzat pas marrëveshjes, kushtet e së cilës nuk janë bërë publike. Kjo është marrëveshja e dytë e Metës brenda një jave, pas zgjidhjes së çështjes me një tjetër paditëse 16-vjeçare.
Si pasojë, procesi gjyqësor që pritet të nisë në Los Angeles do të vijojë vetëm kundër Snap Inc., kompanisë mëmë të Snapchat.
Dy adoleshentet pretendonin se kishin nisur përdorimin e platformave sociale që në moshë shumë të vogël dhe se funksione si luajtja automatike e videove dhe lëvizja e pafundme në ekran kishin nxitur sjellje kompulsive dhe varësi.
Kompanitë e teknologjisë i kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se platformat nuk janë krijuar për të shkaktuar varësi dhe se kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e përdoruesve të mitur.
Çështja është pjesë e një vale padish në SHBA kundër kompanive të mëdha të rrjeteve sociale, të cilat akuzohen për ndikimin e platformave të tyre në shëndetin mendor të të rinjve./Dosja.al
Meta
Bota
30 October 2026, 19:25
E.M
SHBA- Në një itervistë Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka diskutuar çështjen e Iranit vetëm disa ditë para zgjedhje...
Bota
30 October 2026, 19:19
E.M
STAMBOLL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Stambollin më 31 tetor, me ftesë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdo...
Bota
30 October 2026, 18:53
E.M
VATIKAN- Papa Leo ka bërë thirrje për vendosjen e rregullave dhe institucioneve të qarta etike për zhvillimin e inteligjencës art...
Bota
30 October 2026, 18:53
E. D
SHBA- Rihapja e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 është bllokuar sërish, pasi Gjykata e Apelit e Qarkut të Nëntë n...
Bota
30 October 2026, 18:44
E.M
ITALI- Në Milano, Romë e Torino, protestuesit kundërshtuan rritjen e kostos së jetesës, pagat e ulëta, gjendjen e shëndet&eu...
Bota
30 October 2026, 18:33
E.M
KORE- Një shumë prej 6.3 miliardë dollarë i janë grabitur kriptomonedhave Binance pas një sulmi kibernetik. Kompania dyshon ...
Bota
30 October 2026, 17:49
E.M
UKRAINË- Bashkimi Evropian është i gatshëm të angazhohet në negociata paqeje për t’i dhënë fund luftës ...
Bota
30 October 2026, 17:34
E.M
INDI- Një helikopter është rrëzuar në një luginë në Himalaje, në Indi, ku kanë humbur jetën 6 perso...
Bota
30 October 2026, 17:19
E.M
ITALI- Italia është përfshirë ditën e sotme në disa protesta masive në dhjetëra qytete në një mobilizim t&eum...
Bota
30 October 2026, 17:10
E.M
ARABI SAUDITE/ Arabia Saudite ka njoftuar masa të reja parandaluese kundër përhapjes së virusit Ebola, duke përfshirë pezullimin ...